Gjonçaj: Procesi i numërimit po manipulohet nga KQZ-ja

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste në KQZ Genc Gjonçaj ka deklaruar se procesi i numërimit po manipulohet nga KQZ-ja.
Në një prononcim për mediat Gjonçaj theksoi se largimi i vëzhgueses së PS-së në një nga tryezat e numërimit të votave u tentuar të argumentohej ndryshe nga kryetari i KQZ-së.
“Në dy kuti u gjetën të çara dhe vëzhguesi ynë konstatoi që mungonte zarfi me fletët e pavlefshme por kjo gjë u tentua të argumentohej ndryshe. Procesverbali në këtë kuti është hequr qëllimisht theksoi Gjonçaj.