KQZ përcakton audituesit e financave të PD dhe PS
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar dje njerëzit që do të kontrollojnë mënyrën sesi partitë financuan fushatën e tyre për zgjedhjet e 8 Majit. Në një mbledhje të dytë të zhvilluar dje për këtë çështje, KQZ-ja ka miratuar me 5 vota pro dhe dy kundër listën e audituesve që do të kontrollojnë donacionet që kanë marrë subjektet politike gjatë zgjedhjeve të shkuara vendore. Kështu shorti përcaktoi se financimin e Partisë Demokratike do ta kryejë Lumturi Brahaj, ndërsa atë të PS-së, Ahmet Stojna. Shorti ka vendosur që këta dy auditues të bëjnë kontrollin e financimit edhe për partitë PBDNJ dhe PR. Ndërkohë që financimet e përftuara nga Lëvizja Socialiste për Integrim do t’i auditojë shoqëria “Alb Audit shpk”, ndërsa PDIU nga “Alb BB Auditing shpk”. Shorti përcaktoi audituesit edhe për të gjitha subjektet e tjera joparlamentare si dhe kandidatët e pavarur, numër ky që e kalon atë 100. Si afat maksimal për paraqitjen e raportit të auditit u la 15 janari.