E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, plan veprimi për zgjedhjet e qershorit



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të rimblidhet sot paradite për të shqyrtuar dhe miratuar planin orientues të punës së tij në muajt në vijim, i ndarë në disa etapa. Plani i punës është i ndarë në bazë të kohës që na ndan nga zhvillimi i procesit zgjedhor dhe ecurisë së veprimeve që duhet të kryejë KQZ-ja në bazë të ndarjes kohore. P.sh., ndërsa nga zgjedhjet nga ndajnë katër muaj, KQZ-ja duhet të marrë vendim për caktimin e shpërblimit të anëtarëve të qendrave të numërimit, KZAZ-ve etj., vendim për miratimin e strukturës organike të përkohshme të KQZ-së, udhëzim për ngritjen, organizimin dhe funksionimin e Zyrave Rajonale Zgjedhore, vendim për miratimin e strukturës buxhetore për zgjedhjet për Kuvend 2009, vendim për miratimin e modelit të kërkesës ankimore, vendim për miratimin e modelit dhe përmbajtjes se Regjistrit të Ankimeve Zgjedhore, vendim për caktimin e partive që kanë të drejtë të propozojnë anëtarë për KZAZ-të, vendim për përcaktimin e procedurës së shortit për partinë që propozon anëtarin e 7-të në KZAZ etj.

Rama: Do t’i hapim rrugë ëndrrës evropiane

Kryetari i PS-së, Edi Rama, është ndalur dje në Laç në turin e tij me vullnetarët. Gjatë këtij takimi, Rama vuri në dukje realizmin e ëndrrës 18-vjeçare të shqiptarëve për të qenë si Evropa. Sipas tij: “Të gjithë ne këtu, se bashku, do ta çojmë në vend këtë amanet. Do t'i hapim rrugën ëndrrës evropiane të marrë peng nga politika e vjetër e interesave dhe kulisave bizantine”.

Rama theksoi se është koha që asnjëri të mos gabojë duke ua lënë politikën politikanëve dhe duke menduar se shpëtimi prej së keqes në politikë është të qëndruarit larg nga politika. “Kush thotë s'merrem me politikë, bën një gabim fatal, sepse harron që politika merret me të. Në sa më pak duar ta lëmë, aq më shumë dëme mund të na ndodhin prej politikës që merret përditë me ne, duke bërë ligje e marrë vendime të këqija për jetën tonë, duke bërë sikur na dëgjon e duke vepruar pa na dëgjuar”, - theksoi z. Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›