Sarande,marrin peng adoleshentin borxhli kapen babe e bir
SARANDE- Një adoleshent është marrë peng për gati 10 orë për shkak të një borxhi të papaguar kundrejt pengmarrësve. Ngjarja është shënuar në fshatin Palavli të Sarandës.
Sipas policisë shoku i tij B. Nani, 15 vjec së bashku me të atin Mersin Nanin, 48 vjec kanë marrë adoleshentin me inicialet E. M rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm dhe e kanë mbyllur në banesën e tyre, pasi ky i fundit nuk kishte dhënë borxhin prej 30 mijë lekësh të reja që u kishte.
Pas disa orësh negociatash mes policisë dhe pengmarrësve është arritur që 16 vjecari të lihet e lirë, ndërkohë që policia ka nisur punën për sqarimin e rrethanave, si dhe vendosjen e autorëve para përgjegjësisë penale.
(s.g/balkanweb)