KQZ pritet të shqyrtojë “Fierin”; rrëzohet “LZHK”
Partia Socialiste por edhe një pjesë e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkuan që të numërohen votat e 9 kutive të votimit në 4 KZAZ në Fier, Lushnjë dhe Patos. Ndërkohë, po sot KQZ ka rrëzuar kërkesat e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar për rinumërim dhe rivlerësim të votave në disa KZAZ të Qarkut të Tiranës.
LZHK, e cila në votimet e 28 qershorit kryesonte koalicionin e djathtë "Poli i Lirisë'', përmes ankesës së saj pranë komisionit zgjedhor kontestoi tabelën përmbledhëse të rezultateve në KZAZ-të nr. 45, 47, 49 dhe nr. 51 të Qarkut Tiranë, duke kërkuar rinumërim dhe rivlerësim të votave. Anëtarët e KQZ-së refuzuan t'i pranojnë këto ankimime të paraqitura nga LZHK, pasi, sipas tyre, ato nuk respektojnë kriteret e përcaktuara në nenet 124, 126 dhe 130 të Kodit Zgjedhor.
Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga KQZ mbrëmjen e 3 korrikut, koalicioni "Poli i lirisë", grupim i gjashtë partive, mori në zgjedhjet e 28 qershorit 27.493 vota ose 1.82%. KQZ e ndëpreu rreth orës 11.40 mbledhjen për të saktësuar dokumentacionin e rezultateve të qarkut Shkodër, që pritet të miratohen sot.