Obama-Medvedev "ristartojnë" marrëdhëniet Uashington-Moskë
Presidenti amerikan, Barak
Obama, dhe homologu i
tij, Medvedev, në takimin
e parë zyrtar që patën
dje në Moskë, kanë nënshkruar
një marrëveshje paraprake për
reduktimin e mbetjeve më të
mëdha bërthamore në botë, me
një të tretën e tyre. Ky objektiv
është edhe niveli më i ulët i këtyre
armëve i arritur deri më tani nga
marrëveshjet ruso-amerikane.
Vetë Obama e ka cilësuar arritjen
e kësaj marrëveshjeve "një
ndryshim ere" në marrëdhëniet
mes të dyja vendeve. "Ne duhet
që të udhëhiqemi nga ajo çka
po bëjmë sot këtu", ka deklaruar
Obama në Kremlin në sallën
që shndriste nga ari. "Ne kemi
vendosur që t‘i japim një fillim
të ri marrëdhënieve tona dhe të
bashkëpunojmë me më shumë
efikasitet në fushat me interes
të përbashkët". Dokumenti i
nënshkruar nga të dy liderët në
takimin e Moskës, që është për
Obamën i pari, që pas marrjes
së Presidencës, ka vlerën e një
guide për negociatorët për sa i
përket zëvendësimit të paktit të
marrëveshjes START, që skadon
në dhjetor. Marrëveshja përfshin
edhe një rishikim të marrëveshjes
për raketat afatgjata për shpërndarjen
e bombës bërthamore
në distancat nga 500 deri në
1100 kilometra. Për Medvedevin,
marrëveshja është konsideruar
"një kompromis i arsyeshëm".
Të dyja vendet së bashku kanë 90
për qind të arsenalit bërthamor
botëror. Sipas marrëveshjes secili
vend do t‘i lejohet të mbajë një
maksimum prej 2200 koka raketash
dhe 1600 kamionë lëshimi.
Një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë
bëri të ditur se marrëveshja
e re do të përfshijë masa efektive
verifikuese dhe Obama tha se
përfundimisht kjo marrëveshje
do të realizohej brenda një viti.
Ndërkohë në qendër të debatit
mes Moskës dhe Uashingtonit
ka qenë lloji i armëve që duhet
të pakësohen. Rusia do që të
kufizojë raketat, bombarduesit
dhe nëndetëset së bashku me
kokat bërthamore, sikundër edhe
në rastin e marrëveshjes START.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara janë
bërë gati që të kufizojnë vetëm
kokat bërthamore për lançim.
Të dy liderët dolën së bashku
në një konferencë për shtyp në
hollin e artë të Kremlinit, ku ata
dhe zyrtarë të tjerë nga të dyja
vendet nënshkruan dhe shkëmbyen
dokumente. Mes marrëveshjeve
që pritet të qetësojnë
marrëveshjet dypalëshe pritet
sot ajo që do të lejojë arsenalin
ushtarak amerikan drejtuar për
në Afganistan të kalojë nëpër
Rusi. Sipas Shtëpisë së Bardhë,
kjo marrëveshje do t‘i kursente
amerikanëve 133 milionë dollarë
në vit. Ndër marrëveshjet
e tjera ishte ajo e organizimit të
20 takimeve gjatë këtij viti mes
zyrtarëve të nivelit të mesëm për
çështje të rëndësisë reciproke si
dhe shkëmbime e trajnime në
fushën ushtarake. Të dyja vendet
planifikojnë edhe një manovra të
përbashkëta ushtarake. Ata kanë
premtuar edhe bashkëpunim në
fushën e kujdesit shëndetësor
dhe rigjallërimin e një komisioni
të përbashkët që merrej me
gjetjen e personelit nga të dyja
vendet që ka humbur gjatë Luftës
së Dytë Botërore. Për sa i përket
sistemit mbrojtës antiraketë që
Bush donte që ta vendoste në
Europë dhe që ngjalli kundërshti
shumë të mëdha në Kremlin, të
dyja palët nuk kanë dalë ende
në një pikë të përbashkët dhe
ndoshta kjo do të jetë një çështje
e takimeve të ardhshme të nivelit
të mesëm. Medvedev e ka quajtur
këtë "një temë të vështirë në bisedimet
dypalëshe", por sugjeroi se
hapja e re në marrëdhëniet mes
të dyja vendeve do të ndihmonte
në çuarjen përpara dhe zgjidhjen
e kësaj pike kontradiktore.
Obama ka nevojë për ndihmën
e Rusisë në çështjet e Koresë së
Veriut dhe atë të Iranit, por gjithashtu
edhe në çështjet e tjera
me rëndësi planetare si ngrohja
globale apo çështje si terrorizmi
ndërkombëtar e financat. Për
shumë analistë, ndreqja e marrëdhënieve
shumë delikate mes
të dyja vendeve kërkon aftësi të
jashtëzakonshme diplomatike
dhe një frymë të re të të parit të
gjërave. "Presidenti dhe unë kemi
rënë dakord se marrëdhënia mes
Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara
të Amerikës ka vuajtur nga një
sens shmangieje dhe të dy së
bashkujemi zotuar që t‘i lëmë
pas dyshimet dhe rivalitetet e së
shkuarës", ka thënë Obama. "Ky
është hapi i parë por shumë i
rëndësishëm në përmirësimin e
bashkëpunimit mes Rusisë dhe
Shteteve të Bashkuara të Amerikës,
në shkallë të gjerë, që do të
jetë në të mirë të palëve", ka thënë
Medvedev.
Obama, dhe homologu i
tij, Medvedev, në takimin
e parë zyrtar që patën
dje në Moskë, kanë nënshkruar
një marrëveshje paraprake për
reduktimin e mbetjeve më të
mëdha bërthamore në botë, me
një të tretën e tyre. Ky objektiv
është edhe niveli më i ulët i këtyre
armëve i arritur deri më tani nga
marrëveshjet ruso-amerikane.
Vetë Obama e ka cilësuar arritjen
e kësaj marrëveshjeve "një
ndryshim ere" në marrëdhëniet
mes të dyja vendeve. "Ne duhet
që të udhëhiqemi nga ajo çka
po bëjmë sot këtu", ka deklaruar
Obama në Kremlin në sallën
që shndriste nga ari. "Ne kemi
vendosur që t‘i japim një fillim
të ri marrëdhënieve tona dhe të
bashkëpunojmë me më shumë
efikasitet në fushat me interes
të përbashkët". Dokumenti i
nënshkruar nga të dy liderët në
takimin e Moskës, që është për
Obamën i pari, që pas marrjes
së Presidencës, ka vlerën e një
guide për negociatorët për sa i
përket zëvendësimit të paktit të
marrëveshjes START, që skadon
në dhjetor. Marrëveshja përfshin
edhe një rishikim të marrëveshjes
për raketat afatgjata për shpërndarjen
e bombës bërthamore
në distancat nga 500 deri në
1100 kilometra. Për Medvedevin,
marrëveshja është konsideruar
"një kompromis i arsyeshëm".
Të dyja vendet së bashku kanë 90
për qind të arsenalit bërthamor
botëror. Sipas marrëveshjes secili
vend do t‘i lejohet të mbajë një
maksimum prej 2200 koka raketash
dhe 1600 kamionë lëshimi.
Një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë
bëri të ditur se marrëveshja
e re do të përfshijë masa efektive
verifikuese dhe Obama tha se
përfundimisht kjo marrëveshje
do të realizohej brenda një viti.
Ndërkohë në qendër të debatit
mes Moskës dhe Uashingtonit
ka qenë lloji i armëve që duhet
të pakësohen. Rusia do që të
kufizojë raketat, bombarduesit
dhe nëndetëset së bashku me
kokat bërthamore, sikundër edhe
në rastin e marrëveshjes START.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara janë
bërë gati që të kufizojnë vetëm
kokat bërthamore për lançim.
Të dy liderët dolën së bashku
në një konferencë për shtyp në
hollin e artë të Kremlinit, ku ata
dhe zyrtarë të tjerë nga të dyja
vendet nënshkruan dhe shkëmbyen
dokumente. Mes marrëveshjeve
që pritet të qetësojnë
marrëveshjet dypalëshe pritet
sot ajo që do të lejojë arsenalin
ushtarak amerikan drejtuar për
në Afganistan të kalojë nëpër
Rusi. Sipas Shtëpisë së Bardhë,
kjo marrëveshje do t‘i kursente
amerikanëve 133 milionë dollarë
në vit. Ndër marrëveshjet
e tjera ishte ajo e organizimit të
20 takimeve gjatë këtij viti mes
zyrtarëve të nivelit të mesëm për
çështje të rëndësisë reciproke si
dhe shkëmbime e trajnime në
fushën ushtarake. Të dyja vendet
planifikojnë edhe një manovra të
përbashkëta ushtarake. Ata kanë
premtuar edhe bashkëpunim në
fushën e kujdesit shëndetësor
dhe rigjallërimin e një komisioni
të përbashkët që merrej me
gjetjen e personelit nga të dyja
vendet që ka humbur gjatë Luftës
së Dytë Botërore. Për sa i përket
sistemit mbrojtës antiraketë që
Bush donte që ta vendoste në
Europë dhe që ngjalli kundërshti
shumë të mëdha në Kremlin, të
dyja palët nuk kanë dalë ende
në një pikë të përbashkët dhe
ndoshta kjo do të jetë një çështje
e takimeve të ardhshme të nivelit
të mesëm. Medvedev e ka quajtur
këtë "një temë të vështirë në bisedimet
dypalëshe", por sugjeroi se
hapja e re në marrëdhëniet mes
të dyja vendeve do të ndihmonte
në çuarjen përpara dhe zgjidhjen
e kësaj pike kontradiktore.
Obama ka nevojë për ndihmën
e Rusisë në çështjet e Koresë së
Veriut dhe atë të Iranit, por gjithashtu
edhe në çështjet e tjera
me rëndësi planetare si ngrohja
globale apo çështje si terrorizmi
ndërkombëtar e financat. Për
shumë analistë, ndreqja e marrëdhënieve
shumë delikate mes
të dyja vendeve kërkon aftësi të
jashtëzakonshme diplomatike
dhe një frymë të re të të parit të
gjërave. "Presidenti dhe unë kemi
rënë dakord se marrëdhënia mes
Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara
të Amerikës ka vuajtur nga një
sens shmangieje dhe të dy së
bashkujemi zotuar që t‘i lëmë
pas dyshimet dhe rivalitetet e së
shkuarës", ka thënë Obama. "Ky
është hapi i parë por shumë i
rëndësishëm në përmirësimin e
bashkëpunimit mes Rusisë dhe
Shteteve të Bashkuara të Amerikës,
në shkallë të gjerë, që do të
jetë në të mirë të palëve", ka thënë
Medvedev.