E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi-SHBA, takimet e pasluftës

STALIN-ROOSVELT
Kur? 1943
Vendi: Ambasada Sovjetike, Teheran
Çështjet që u diskutuan: Më kryesorja e axhendës, momenti i hapjes së
një fronti të dytë në Europë nga ana e aleatëve. Gjithashtu u fol edhe për disa
aspekte të ndarjeve të zonave të infl uencës pas lufte. Bisedimet trepalëshe
përfshinë edhe Winston Churchill-in, që ishte tërësisht kundër kontrollit
sovjetik të Polonisë. Roosvelt mbajti një qëndrim më pragmatist ndaj
ambicieve sovjetike në Europë. Një tjetër çështje ishte siguria. Gjermanët
dërguan në Teheran një spiun të famshëm të tyre, Otto Skorzeny, për ta
sabotuar takimin.
Faktori detantë: Stalini dhe Roosvelt-i vendosën mes tyre një raport të
mirë. Media amerikane e portretizoi takimin si një triumf për aleatët.
Kush qeverisi më gjatë? Asnjë President amerikan nuk mund të
krahasohet me jetëgjatësinë e Stalinit në krye të Bashkimit Sovjetik. Ai
qëndroi plot 24 vjet në pushtet.
Trashëgimia: Varet nga këndvështrimi. Perëndimi e konsideron Stalinin
si të pamëshirshëm, një diktator paranojak që ka vrarë miliona gjatë kohës
që qëndroi në pushtet dhe vrau apo zhduku pjesën më të madhe të ishmiqve
apo kolegëve dhe mbi të gjitha krijoi një shoqëri bazuar mbi frikën.
Megjithatë sot Kremlini parapëlqen që ta portretizojë Stalinin si një lider
të madh nacionalist, që mbrojti vendin nga nazistët dhe industrializoi
Bashkimin Sovjetik. Sa për rusët, vetë ata mbetën të ndarë në lidhje me
trashëgiminë e tij. Në vitin 2008, në një sondazh për rusin më të madh, ai
zuri vendin e tretë, por shumëkush mendon se sondazhi ishte i manipuluar
për të fi tuar Stalini. Nga ana e tij, Roosvelt po "përjeton" një lloj rikthimi, me
studiues të ndryshëm që po i referohen gjithnjë e më tepër "New Deal" të
tij, si një mënyrë për të dalë nga kriza ekonomike. Ai ka meritën e krijimit të
pozicionit të lidershipit për Amerikën e pasluftës.
Si mbahen mend? Stalini, ndër të tjera, do të kujtohet si personi që
kontrolloi gjysmën e Europës, ndërsa Roosvelt-i, ndër të tjera, si njeriu që
besoi se bota e lirë do të triumfonte ndaj komunizmit, çka doli e vërtetë.

KENEDY - KRUSHOV

Kur? Qershor 1961
Vendi: Vjenë, Austri
Çështjet që u diskutuan: Takimi u zhvillua në një moment shumë
të rëndësishëm historik, disa muaj pasi Juri Gagarini kishte bërë
"vizitën" e tij në hapësirë, ndërsa tensionet e Luftës së Ftohtë ishin
rritur ndjeshëm. Takimi u zhvillua para krizës së raketave në Kubë.
Çështja më e rëndësishme e diskutimit ishte ndarja e Berlinit, ku
liderët e Gjermanisë Lindore nuk po e ndalonin dot fl uksin e njerëzve
që donin të shkonin në Perëndim. Zgjidhja e Krushovit për këtë
problem u bë e qartë pas takimit: Muri i Berlinit. Çështje të tjera
përfshinin ato të armatimit.
Faktori detantë: I shkreti Krushov. Nuk e kuptoi kurrë politikën
e elitës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Keneddy e bëri
kundërshtinë ndaj Bashkimit Sovjetik një nga pikat e forta të
garës presidenciale. Brenda dy vitesh të dyja palët ishin në prag të
shpërthimit të një lufte bërthamore.
Kush qeverisi më gjatë? Krushov qëndroi një dhjetëvjeçar në pushtet
që nga viti 1954 deri në vitin 1964. Ndërsa Keneddy qëndroi që nga
janari 1961 deri në nëntor të vitit 1963.
Trashëgimia: Krushov ishte një fi gurë më utopike se Stalini dhe do
të mbahet mend si një ëndërrimtar aspak kompetent në çështjet e
shtetit. Në vendin e tij, menaxhimi që i bëri ekonomisë dhe bujqësisë
ishte aq i keq sa vetë elita sovjetike u detyrua që ta hiqte qafe. Në vitin
1961, Krushovi parashikoi se në vitin 1970 ekonomia sovjetike do
t‘ia kalonte asaj amerikane. Për sa i përket Keneddy-t ai fi toi betejën
e ideve dhe garën e hapësirës, duke kuptuar se mundja e Bashkimit
Sovjetik nuk do të ishte efi kase nëse do të bëhej përmes konfrontimit,
por përmes ndërtimit të një shoqërie më të avancuar e përparuar.
Por ai, ndërkohë, nisi edhe përfshirjen shkatërrimtare të Amerikës në
Vietnam.

BREZHNJEV-NIXON
Kur? Maj 1972
Vendi: Uashington DC
Çështjet për diskutim: Reduktimi i armëve bërthamore. Të dy liderët ranë
dakord në takim që të kufizonin sasitë e raketave bërthamore, çka çoi edhe
në marrëveshjen historike Start-1. Ata folën edhe për emigrimin e hebrenjve
nga Bashkimi Sovjetik, bashkëpunimin ekonomik dhe të drejtat e njeriut.
Ata vendosën edhe një kanal personal komunikimi në lidhje me çështjet
bërthamore.
Faktori detantë: Jo i keq. Të dy liderët vendosën një marrëdhënie pune
shumë të suksesshme, edhe pse amerikanët u çuditën shumë kur Brezhnjevi,
një tifoz i filmave, ndërsa mbërriti në aeroportin e Uashingtonit iu hodh në
qafë një aktori të famshëm amerikan që ndodhej aty.
Kush qeverisi më gjatë? Brezhnjev fiton pa dyshim. Ai qëndroi në krye të
Kremlinit që nga tetori i vitit 1964 dhe u largua vetëm 18 vjet më vonë, pasi
ndërroi jetë në nëntor të vitit 1982. Nixon drejtoi vendin në dy mandate, që
nga 1969 deri në 1974, kur u largua për shkak të skandalit të Watergate.
Trashëgimia: Shumë rusë e konsiderojnë epokën e Brezhnjevit si "epoka
e artë". Pas kaosit të periudhës së Krushovit. Brezhnjev pasoi me një
periudhë stabiliteti, gjatë së cilës u rrit shumë standardi i jetesës. Por pati
edhe vendime të marra prej tij që ndikuan në kolapsin e Bashkimit Sovjetik,
si lufta në Afganistan, tentativat për të ndjekur amerikanët në çështjet
ushtarake. Për Nixon, nuk mund të thuhet ndonjë gjë e veçantë, pasi ai u
shndërrua në një sinonim të turpit publik. Por, nga ana tjetër, megjithatë ai
vendosi një lloj detante me Moskën dhe Pekinin.

GORBAÇOV-REGAN
Kur? Verë 1987
Vendi: Reykjavik, Islandë
Çështjet e diskutuara: Çarmatimi bërthamor. Është një nga takimet
më të famshme ruso-amerikane. Në Islandë të dy liderët arritën
një marrëveshje për raketat me rreze të mesme veprimi dhe raketat
bërthamore. Të dyja palët ranë dakord që të ndalonin raketat me rreze
500-5000 kilometra. Takimi mund të konsiderohet si një rivendosje e
marrëdhënieve mes të dy superfuqive, pak a shumë atë çka po kërkon
sërish të arrijë me vizitën e tij në Moskë, Barak Obama.
Faktori detantë: I mirë. Margaret Thaçer kishte kohë që i kishte
thënë Reganit se Gorbaçovi është një njeri i hapur, me të cilin
Perëndimi mund të negocionte. Regani kishte qenë një kundërshtar
i pakompromis i komunizmit dhe kishte pasur marrëdhënie
shumë të pakta me paraardhësit e Gorbaçovit dhe e kishte
konsideruar Bashkimin Sovjetik "Perandori e djallit". Rusët ia kthyen
"komplimentin", duke e cilësuar Reganin "Kauboj bërthamor". Pas
takimit me Gorbaçovin, marrëdhëniet u përmirësuan dhe dy liderët
vazhduan deri në fund një marrëdhënie solide.
Trashëgimia: Gorbaçov vlerësohet nga Perëndimi, ndërsa në Rusi
zë një pozicion dytësor. Dora e fortë e Kremlinit e ka konsideruar
gjithmonë si një "tradhtar". E kanë akuzuar si shkaktar të shpërbërjes
së Bashkimit Sovjetik. Sa për Reganin, ai ishte një supremen
antikomunist, ose thjesht një aktor i dobët.
JELCIN-KLINTON
Kur? Prill 1993
Vendi: Vankuver, Kanada
Çështjet e diskutimit: Demokracia. Është e vështirë të imagjinohet tani,
por në atë takim Jelcin dhe Klinton publikuan një deklaratë të përbashkët,
në të cilën bënin thirrje për promovim të demokracisë. Shtetet e Bashkuara
i dhanë Rusisë një kredi prej 1.6 miliardë dollarësh për të ndihmuar
ekonominë ruse që po vuante pasojat e shembjes së Perandorisë Sovjetike.
Të dy liderët folën edhe për reduktimin e armëve.
Faktori detantë: Klinton, i rritur nga një njerk i alkoolizuar, kishte
gjithmonë një dobësi për Jelcinin, që ishte vetë i alkoolizuar. Klintonit i
pëlqente humori i Jelcinit dhe të dy zhvilluan për sa kohë ishin në pushtet
një marrëdhënie shumë të mirë.
Kush qeverisi më gjatë? Të dy njësoj. Të dy morën dy mandate
presidenciale, edhe pse Jelcini u detyrua që të hiqte dorë nga i dyti, duke
qenë se nuk ishte mirë nga gjendja shëndetësore. Ai u tërhoq për t‘ia
lënë vendin një ish-ofi ceri të KGB-së, për të cilin ekzistonte shumë pak
informacion.
Trashëgimia: Gjatë epokës së Putinit, Jelcin është akuzuar për dobësi
dhe si njeriu që i solli shumë turpe Rusisë për të mos përmendur
katastrofën ekonomike. Sipas analistëve të tij, pasuesi i tij ringjalli
ekonominë e vendit. Sa për Klintonin, ai është ose një nga oratorët më të
mëdhenj, ose rrezikmarrësi më i madh, varet nga zgjedhja.
PUTIN-BUSH
Kur? Qershor 2001
Ku? Slloveni
Çështjet e diskutimit: Takimi i parë Bush-Putin do të mbahet mend për
frazën e Bushit ndaj Putinit: "Unë pashë në sytë e tij dhe isha i aftë që t‘i
kuptoja shpirtin. Putin është një njeri besnik dhe i drejtpërdrejtë". Në atë
takim nuk u vendos për asgjë konkrete, por bisedimet variuan nga çështja e
Koresë së Veriut, Irani, të drejtat e njeriut të Rusisë, Çeçenia e NATO.
Faktori detantë: Toni miqësor i takimeve të tyre të para ia la vendin pak
nga pak mosbesimit. U bënë aleatë pas 11 shtatorit, por marrëdhëniet u
përkeqësuan shumë pas Revolucionit të Portokallinjtë në Ukrainë, që sipas
Putinit ishte një komplot i CIA-s. Në vitin 2007, Putini përdori platformën e
konferencës së sigurimit në Mynih për të lëshuar një sulm kundër Amerikës.
Vjeshtën e kaluar marrëdhëniet u përkeqësuan shumë me luftën në Kaukaz
dhe arritën pikën e tyre më të ulët që nga viti 1983.
Kush qeverisi më gjatë?
Bush ka dalë krejtësisht nga skena politike pas dy mandateve shkatërrimtarë
për Amerikën. Putin, në të kundërt është ende një faktor i rëndësishëm në
Rusi, duke qenë se pas presidencës ai mori në duar Kryeministrinë.
Trashëgimia: Historia e ka thënë fjalën e saj për Bushin: "Është Presidenti
më i keq që kanë pasur ndonjëherë Shtetet e Bashkuara. Putin është një
fi gurë më komplekse. Brenda Rusisë ai paraqitet nga media si një person i
fortë, karizmatik, që ka ndryshuar imazhin e vendit në botë. Sipas kritikëve,
ai ka rivendosur modelin burokratik-autoritar. Ata shpresojnë se rusët do ta
përmbysin nga pushteti në kërkim të një lideri më të mirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›