Vdes McNamara, arkitekti i luftës në Vietnam
Ka ndërruar jetë të hënën ishsekretari
amerikan i Mbrojtjes,
Robert McNamara, ose njeriu që
kujtohet mbi të gjitha si arkitekti kryesor
i Luftës së Vietnamit. "Vdiq qetësisht
në gjumë", deklaroi bashkëshortja e
tij. McNamara, veç të tjerash, pati një
karrierë të shkëlqyer edhe në industri
dhe financën ndërkombëtare, por
trashëgimia e tij e errët mbetet Vietnami.
Mbi të gjitha, ai do të mbahet mend
si simboli i një politike të dështuar, që
la në fushën e betejës 58 mijë trupa
amerikanë dhe i shkaktoi Amerikës një
humbje shumë të madhe reputacioni.
Të shumtë janë ata që e konsiderojnë
Vietnamin si "Lufta e McNamarës".
Fytyra e tij u bë shumë familjare dhe
për shumë kohë u konsiderua si një nga
mendjet më të ndritura të kombit. Ai e
la detyrën në vitin 1968 pas presionit
nga Lyndon Jonson. Në atë moment, i
zhgënjyer nga lufta , McNamara kritikoi
bombardimin amerikan në Vietnamin e
Veriut. Pjesën tjetër të jetës e kaloi duke
shpjeguar rolin e Amerikës në Vietnam
dhe duke kërkuar ndjesë për gabimet e
tij. Ai u bë edhe subjekt i një dokumentari
me titull: "Lufta e mjegullt". Në këtë
film diskuton për vendimet e vështira
që iu desh të merrte gjatë periudhës
para dhe gjatë luftës. Para se të merrte
detyrën e sekretarit të Mbrojtjes në vitin
1961, ai ishte president i "Ford Motor
Company". Në librin e tij të kujtimeve
të vitit 1995, ai shkruan se i vinte keq
për sa ndodhi në Vietnam, mbi të gjitha
për rolin tij. Pas Pentagonit ai drejtoi
Bankën Botërore.
amerikan i Mbrojtjes,
Robert McNamara, ose njeriu që
kujtohet mbi të gjitha si arkitekti kryesor
i Luftës së Vietnamit. "Vdiq qetësisht
në gjumë", deklaroi bashkëshortja e
tij. McNamara, veç të tjerash, pati një
karrierë të shkëlqyer edhe në industri
dhe financën ndërkombëtare, por
trashëgimia e tij e errët mbetet Vietnami.
Mbi të gjitha, ai do të mbahet mend
si simboli i një politike të dështuar, që
la në fushën e betejës 58 mijë trupa
amerikanë dhe i shkaktoi Amerikës një
humbje shumë të madhe reputacioni.
Të shumtë janë ata që e konsiderojnë
Vietnamin si "Lufta e McNamarës".
Fytyra e tij u bë shumë familjare dhe
për shumë kohë u konsiderua si një nga
mendjet më të ndritura të kombit. Ai e
la detyrën në vitin 1968 pas presionit
nga Lyndon Jonson. Në atë moment, i
zhgënjyer nga lufta , McNamara kritikoi
bombardimin amerikan në Vietnamin e
Veriut. Pjesën tjetër të jetës e kaloi duke
shpjeguar rolin e Amerikës në Vietnam
dhe duke kërkuar ndjesë për gabimet e
tij. Ai u bë edhe subjekt i një dokumentari
me titull: "Lufta e mjegullt". Në këtë
film diskuton për vendimet e vështira
që iu desh të merrte gjatë periudhës
para dhe gjatë luftës. Para se të merrte
detyrën e sekretarit të Mbrojtjes në vitin
1961, ai ishte president i "Ford Motor
Company". Në librin e tij të kujtimeve
të vitit 1995, ai shkruan se i vinte keq
për sa ndodhi në Vietnam, mbi të gjitha
për rolin tij. Pas Pentagonit ai drejtoi
Bankën Botërore.