KQZ propozon spot publicitar për kartat
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje sloganin e fushatës sensibilizuese për zgjedhjet e qershorit të 2009. "Zgjedhjet ‘09, t‘i vendos" është togfjalëshi që është përzgjedhur nga stafi i KQZ-së për të sensibilizuar të gjithë zgjedhësit shqiptarë për rëndësinë e të votuarit. Njëkohësisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi propozimin e përfaqësuesit të PS-së, Genci Gjonçaj, për organizimin e një spoti publicitar ku KQZ do të bëjë thirrje për pajisjen e qytetarëve me karta identiteti dhe pritet që sot të miratohet edhe fondi për këtë spot publicitar. Gjithashtu, institucion miratoi renditjen e televizioneve dhe mediave të shkruara ku do të publikohen spotet televizive të KQZ për zgjedhjet.