PDK, dy kandidatë romë për Tiranën
Partia Demokristiane shpall dy kandidatë romë në krye të listës së PDK-së për Tiranën. Ndërkohë, kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, u shpreh dje se do të jetë i pari në listën e PDK-së në Qarkun e Shkodrës. Kandidatët Meleqe Renja dhe Ibrahim Likzelia do të garojnë nën siglën e PDK-së në zgjedhjet e 28 qershorit. Kryetari i demokristianëve, Ndoka, vlerësoi se kjo përzgjedhje ka të bëjë me rritjen e vëmendjes së munguar deri më tani nga politika kundrejt komunitetit rom. "Fatkeqësisht më duhet të deklaroj sot në qeverinë shqiptare gjatë gjithë këtyre viteve kanë bërë pak ose aspak për këtë komunitet ku përveç indiferencës në disa raste janë shfaqur dhe diskriminime apo përbuzje që kanë penguar integrimin e këtij komuniteti në shoqërinë shqiptare", tha Nard Ndoka, kryetar i PDK-së.