Zgjedhjet e 8 majit, kandidatët e PD prezantuan alternativat, PS-ja solli veç sulme ndaj kundërshtarëve
Agjencia prestigjioze e lajmeve “Reuters” pasqyron fushatën elektorale në Shqipëri
“Mijëra njerëz mbushën rrugët e Tiranës të premten për të mbështetur liderët e tyre të preferuar politikë, që i dhanë fund fushatës zyrtare elektorale me mitingjet festive, ndërsa në 8 maj zhvillohet procesi i votimit për zgjedhjet lokale”. Kështu nis materiali i Agjencisë së lajmeve “Retuers”, adresuar përfundimit të fushatës zgjedhore në vendin tonë dhe përgatitjes së terrenit për mbajtjen e tyre. Partia Socialiste- shkruan “Reuters”, refuzoi të pranonte rezultatet e zgjedhjeve në 2009, të cilat i dhanë kryeministrit Sali Berisha, një mandat të dytë katërvjeçar. Lideri demokrat Berisha, dhe kryesocialisti Edi Rama janë përfshirë në një betejë të ashpër politike që pas zgjedhjeve të fundit të qershorit 2009. Ish ministri i brendshëm Lulzim Basha, shkruan “Reuters”, është kandidati i Partisë Demokratike për të drejtuar bashkinë e Tiranës. “Sot është koha të ndalim konfliktet dhe mosmarrëveshjet një herë e përgjithmonë. Është koha të nisim punën dhe të rendisim qytetarët të parë”,- citon “Reuters” kandidatin e Partisë Demokratike dhe koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Lulzim Basha, në mbylljen e fushatës elektorale të premten, gjatë një mitingu të madh në sheshin “Nënë Tereza” të kryeqytetit shqiptarë. Zgjedhjet e ditës së sotme shihen si një test i parë për mbështetjen politike që pas zgjedhjeve të përgjithshme të 2009-ës, ku ngërçi politik dhe kaosi i krijuar në vend, ngadalësuan progresin për një ndër objektivat më të rëndësishëm të Shqipërisë, anëtarësimi në Bashkimin Europian. Në nëntor, Bashkimi Europian refuzoi aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat-saktëson “Reuters”, ndërsa vijon më tej të thotë se objektivi kryesor për PS dhe PD, është të sigurojnë fitoren në kryeqytet, bashkia e të cilit drejtohet prej tre mandatesh radhazi nga lideri opozitar Edi Rama dhe pikërisht ky i fundit po kërkon një mandat të 4-t, por nisur nga premtimet e bëra në 2003-shi dhe 2007-ën, çka nënkupton qartë krizën e tij të lidershipit dhe vetë-pranimin formal se nuk mund të vazhdohet më. “Ne jemi të angazhuar se do të heqim taksat e vendosura nga qeveria për bizneset e vogla”, citon “Reuters” Edi Ramën. Po ashtu, në vallen e zgjedhjeve vendore janë përfshirë edhe komentet e analistëve të cilët e cilësojnë procesin elektoral të 8 majit si jo shumë të rëndësishëm për forcat politike, pasi gjatë gjithë fushatës përqasja e kandidatëve ka qenë vetëm ndaj qytetarit. Ndryshe nga çka bërë PS me kandidatët e saj. Gjithashtu, “Reuters” evidenton se edhe këto zgjedhje nuk shmangën incidentet e dhunshme, por fatmirësisht pa të lënduar.
...