“KQZ, respekt për ligjin e Kushtetutën”
Dy ditë më parë kreu i shtetit, Bamir Topi, në vlerësimin e tij për zgjedhjet në vend, kërkoi që KQZ-ja të respektojë Kushtetutën e ligjin, për sa i përket ankimimeve dhe shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të 28 qershorit. “Është KQZ ai që vepron mbi bazën e ligjit, që kontrollon dhe certifikon, dhe përtej KQZ-së aty ku ka kontestime është Kolegji Zgjedhor. Dikur, Presidenti ka pasur përfaqësuesin e tij në KQZ dhe nëse do të ishte në atë kondicion unë do të kisha zë tjetër. Por, në momentin e realizimit të ndryshimeve kushtetuese dhe të ligjit të ri zgjedhor, partitë politike parlamentare e kompozuan KQZ-në në mënyrë bipartizane”.