E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ rinumëron Lezhën, koalicioni i djathtë 4 mandate, i majti 3 mandate

Në orët e vona të së dielës, KQZ pëmbylli rinumërimin e votave të qarkut të Lezhës, proces që rezultoi me ruajten e mandatit të katërt nga PD-ja.

Nga rinumërimi i 248 qendrave të votimit, koalicioni Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim ruajti mandatin e katërt me diferencë prej 800 votash, përkundrejt  koalicionit të majtë Aleanca për Shqipërinë Europiane, me 3 mandate.

Pas përfundimit të numërimit të KZAZ-së 15, KQZ-ja ka miratuar rezultatin e 448 tabelave të rinumëruara gjatë 2 ditëve të fundit. Ky vendim i hap rrugën KQZ-së që ditën e sotme të vijojë procedurën e çeljes së kutive të qarkut të Shkodrës pas pranimit të kërkesës së Partisë Republikane.

Procesi u përmbyll në orën 23.30 dhe KQZ-ja miratoi me 4 vota pro rezultatin e të gjitha tabelave të rinumëruara.

Vendimi u kundërshtua nga përfaqësuesi i PS-së i cili kërkoi më shumë kohë në dispozicion, por kërkesa nuk u morr parasysh nga anëtarët e KQZ-së.

Qarku i Lezhës sipas rezultatit paraprak, krijoi rrëzimin e një bastioni të së djathtës, duke shkuar fillimisht në katër mandate për të majtën dhe 3 për të djathtën. Pro nga zbulimi i 10 tabelave të manipulura nga KZAZ-ja dhe nga përditësimi i rezultateve të elektronikës doli një tjetër rezultat prej 39 votash diferencë në favor të së djathtës, ç`ka lëvizi dhe mantatin e katërt në favorin e saj.

Po ashtu, pas kërkesës së PD-së dhe hapjes së 10 kutive doli se ato ishin të manipuluara dy herë dhe në grupet e numërimit dhe nga rivlerësimi i tyre u prodhua një diferencë e re prej 306 votash në favor të së djathës. Nga hapja e kutive të Lezhës, diferenca në favor të së djathtës shkoi në 800 vota çka i mundësoi të sigurojë mandatin e katërt.

Sipas të dhënave nga rinumërimi i votave në Lezhë, PD do ketë në këtë qark deputetin Aldo Bumçi, Gjovalin Kadeli, Albina Deda dhe Vasil Bisaj ndërsa PS-ja nga Mimi Kodheli dhe Armando Prenga, ndërsa LSI-ja do përfaqësohet nga Monika Kryemadhi.

Ndërkohë KQZ pritet të mblidhet sot në orën 10:00 për të vijuar rinumërimin e 417 kutive të për Qarkut të Shkodrës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›