KQZ rrëzon Fierin, PS bën gati dosjen e manipulimeve
Nëntë kutitë e Fierit nuk do të numërohen nëse Partia Socialiste nuk bën ankimim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ankimimit i hapet rruga pas procedurës së miratuar nga ky institucion për tabelën përfundimtare të rezultateve për Qarkun e Fierit, ndërsa sipas vendimit të djeshëm, rezultati është 8 deputetë për koalicionin e PS, 7 për koalicionin e PD dhe 1 për koalicionin e LSI. KQZ refuzoi kërkesën e Partisë Socialiste, por edhe të tre anëtarëve të propozuar nga selia rozë, për të hapur kutitë e katër KZAZ të Fierit sipas procedurës së ndjekur për Fushëkuqen, duke miratuar me katër vota pro dhe tre kundër tabelën e rezultateve të deritanishme për Qarkun e Fierit. Sipas relacionit shoqërues të vendimit, tabelat përfundimtare mbështeten në tabelat përmbledhëse të rezultateve të sjella nga çdo KZAZ.
Në mbledhjen që ndiqej nga dy zyrtarë të PS-së, Fatmir Xhafaj dhe Piro Lutaj, nënkryetarja Dëshira Subashi kërkoi numërimin e votave në KQZ për 9 kutitë e pahapura të Fierit. Duke iu referuar vendimit të Komisionit për numërimin e 6 kutive të Fushëkuqes, Subashi u shpreh se kundërshtimi për të numëruar kutitë e Fierit në KQZ do të thotë se komisioni po punon me dy standarde. "Në mënyrë që KQZ të përllogarisë shpërndarjen e mandateve në zonën zgjedhore mbi bazën e numrit të votave të vlefshme që kanë marrë subjektet në nivel zone zgjedhore, duhet të numërojë dhe fletët e votimit për 6 QV-të e Fierit.
Në këtë rast, KQZ po mban dy standarde", theksoi Subashi. Ndërsa sipas kryetarit të Komisionit, Arben Ristani, situata me kutitë e Lezhës nuk ishte e njëjtë me ato të Fierit. "Situata në Lezhë ishte e tillë që njerëz të paautorizuar kishin hyrë brenda VNV-së, ndërsa të tjerë që ishin jashtë po krijonin presion duke shkelur rendin, ndaj për ta zgjidhur këtë situatë ne ndërhymë në kohë duke i marrë këtu kutitë e votimit dhe duke vendosur bashkërisht t‘i numërojmë në KQZ. Ne kemi marrë vendim dhe iu kemi thënë kemi që plotësoni tabelën përmbledhëse të rezultatit, të cilën ata e kanë kryer duke marrë vendim", tha ai.
Kreu i KQZ shpjegoi se, duke qenë se në Fier ka një vendimmarrje, ligji thotë se ajo ankimohet së bashku me tabelën përmbledhëse të rezultatit në KQZ. "Pra, këtu nuk ka dy standarde, rastet nuk qëndrojnë dhe nuk ngjajnë me njëri-tjetrin dhe ne jemi duke bërë një vendimmarrje korrekte, procedurale dhe ligjore", theksoi Ristani. Prej disa ditësh, kutitë e Qarkut të Fierit qëndrojnë në sallën e mbledhjeve të Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndërkohë që pritej një vendimmarrje nga ana e këtij institucioni. Në pritje të hapjes së këtyre kutive, KQZ ndryshoi procedurë, duke miratuar fillimisht tabelat përfundimtare të rezultateve. E vetmja rrugë e hapjes së tyre është ankimimi i Partisë Socialiste, i cili pritet që të bëhet menjëherë pasi KQZ të miratojë tabelat përfundimtare të 12 qarqeve. Pas këtij hapi, partitë politikë kanë tri ditë afat që të dorëzojnë pranë KQZ ankimimet e tyre.
Kreu i Asamblesë Kombëtare të socialistëve i përgjigjet vendimmarrjes së Komisionit të Zgjedhjeve
Ruçi: KQZ dhe Berisha
do të mbajnë përgjegjësi
Në kohën kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve diskutonte për fatin e nëntë kutive të Qarkut të Fierit, kreu i Asamblesë Kombëtare të PS-së, njëherësh edhe kandidat për deputet në këtë qark, Gramoz Ruçi, i bëri thirrje kreut të PD-së, Sali Berisha, si dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të tërhiqen nga tentativa për të marrë mandatin e nëntë në Fier që i takon kësaj partie, në të kundër sipas tij, Berisha dhe KQZ duhet të mbajnë përgjegjësi historike për deformimin e procesit zgjedhor. Ruçi përforcoi sërish deklaratën e një dite më parë të Edi Ramës se, nëse qeveria nuk tërhiqet nga vjedhja e mandatit të nëntë, siç e konsideroi ai, PS nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve. "Prej tetë ditësh, Sali Berisha, njeriu që komandon politikisht shumicën e tij të vogël në KQZ, në shkelje të plotë të ligjit dhe në dhunim të të gjithave parimeve kushtetuese, po ju mohon shqiptarëve të drejtën legjitime të llogaritjes së votimeve të tyre dhe transparencës për çdo votë të hedhur në kutitë e votimit", tha Ruçi. Edhe një herë, ai siguroi opinionin dhe mbështetësit e PS-së se kjo parti do të vijojë betejën për mbrojtjen e votës. "Por vullneti i Sali Berishës për të vjedhur zgjedhjet po del mbi ligjin dhe mbi çdo institucion kushtetues që administron zgjedhjet. Vullneti i Sali Berishës dhe Ilir Metës për të mos bërë transparente çdo votë po del mbi vullnetin e ligjit dhe detyrimit të çdo institucioni kushtetues që administron zgjedhjet për të treguar në dritë të diellit çdo votë", shtoi Ruçi. Referuar Komisionit Qendror, vendit ku janë instaluar nëntë kutitë që konfirmojnë mandatin e nëntë në Fier, numri dy i kësaj partie theksoi se KQZ është duke bërë një krim kushtetues që refuzon prej tetë ditësh të numërojë dhe të pasqyrojë rezultatin fitues të votimeve për Partinë Socialiste. Referuar bashkëpunimit Meta-Berisha, Ruçi tha se "Fieri është prova më e qartë e gjithë kësaj, ashtu siç konfirmon botërisht se martesa Meta-Berisha synon me çdo çmim të vjedhë mandatin e nëntë të Partisë Socialiste në Fier". Ai vuri në dukje se interesi jetik i kësaj martese është të ndalojë transparencën mbi votat e shqiptarëve në Shkodër, Tiranë, Fier dhe Berat. "Ky standard i ri kriminal i cenimit të votës së shqiptarëve po i bën zgjedhjet e 28 qershorit të papranueshme dhe rezultatin e tyre të pamundur për t‘u njohur si legjitim", u shpreh Ruçi, duke shtuar se Sali Berishës i duhet të heqë dorë përfundimisht nga cenimi i votës së shqiptarëve. "Duke nisur nga vota e qytetarëve të Fierit, në të kundërt do të mbajë mbi vete gjithë përgjegjësinë e delegjitimimit të zgjedhjeve, mosnjohjes së rezultatit të tyre dhe delegjitimimit të të gjitha institucioneve të dala prej tyre", u shpreh Ruçi. Ai shtoi se "ne jemi të vendosur të mbrojmë çdo votë në institucionet kushtetuese, por përballë dhunës së Berishës mbi votën jemi gati të mbrojmë çdo votë dhe kudo tjetër".
Beqja:
Ja manipulimet në
Qarkun e Shkodrës
Një prej kandidatëve të Qarkut të Shkodrës, Ilir Beqja, renditi dje në një komunikim me mediat të gjitha problemet e vërejtura gjatë procesit zgjedhor. Beqja përmendi disa qendra votimi dhe KZAZ të këtij qarku, në të cilat sipas tij është deformuar vullneti i shqiptarëve. Në KZAZ 40, Beqja tha se 6 qendra votimi u vendosën në mjedise private, të cilat në të gjitha rastet kanë qenë në pronësi të militantëve të Partisë Demokratike, duke ushtruar kësisoj presion të hapur ndaj votuesve. Ai theksoi se vendndodhja e qendrës së votimit 276 është ndryshuar një ditë përpara datës 28 qershor, duke bërë që shumë votues të Partisë Socialiste të mos dinë ku duhet votuar. Kryesuesi i listës së PS për Shkodrën vuri në dukje se në qendrat e votimit nr. 240, 293, 299, 303 janë me dhjetëra zgjedhësit për të cilët nuk është shënuar numri i letërnjoftimit apo numri i pasaportës për jashtë shtetit, por vetëm shënimi me kartë apo me pasaportë, çka përbën një shkelje të rëndë të Kodit Zgjedhor. Ndërsa në qendrën e votimit 247, sipas tij, të gjitha fletët e votimit duhet të shpallen të pavlefshme, pasi është parë botërisht që përmasa e tyre ka qenë më e vogël se përmasa e ligjore miratuar. Fletët janë prerë me mjet të fortë mekanik, çka lë vend të mendohet se ato nuk kanë qenë fletët zyrtare të prodhuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në qendrën e votimit 285 janë 97 fletë votimi të cilave nuk u është hequr kundërfleta. Beqja përmendi edhe një sërë problemesh të tjera siç janë rastet e procesverbaleve me rezultate si zero vota, apo një ose dy vota në një qendër votimit për PS.
Rezultatet
KQZ miraton tabelën
e Qarkut të Shkodrës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje vendimin për tabelat përfundimtare të rezultateve të Qarkut të Shkodrës për zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit. Tabelat përfundimtare mbështeten në tabelat përmbledhëse të rezultateve të sjella nga çdo KZAZ. Pas disa saktësimeve nga administrata e KQZ-së për dy KZAZ të këtij qarku, përfaqësuesit e opozitës në komision votuan kundër vendimit. Sipas tyre, rezultatet e dy qendrave të votimit nuk ishin përfshirë në tabelat përmbledhëse të miratuara nga komisionerët e KZAZ-së përkatëse. "Të gjitha QV-të, që janë marrë në dorëzim si të rregullta, duhet të ishin të përfshira në rezultat. Përderisa kjo nuk është përmbushur nga KZAZ duhet ta bëjë KQZ-ja, pasi kjo përbën një problem thelbësor për rezultatin zgjedhor. Mungesa e dy QV-ve të marra në dorëzim dhe të mospërfshira në tabelë, më duket e pavend", u shpreh nënkryetarja Subashi, përfaqësuese e PS-së në komision. Për votimet e 28 qershorit në Qarkun e Shkodrës funksionuan 413 qendra votimi të grupuara në pesë KZAZ, ndërkohë që numri i zgjedhësve të regjistruar ishte 239578. Sipas rezultatit paraprak të KQZ-së të publikuar mbrëmjen e 3 korrikut në këtë qark, koalicioni "Aleanca e ndryshimit" fitoi 7 mandate, ndërsa koalicioni "Bashkimi për Ndryshim" 4 mandate. Deri tani KQZ ka miratuar tabelat përfundimtare të rezultateve për zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit për 6 qarqe, respektivisht për Qarkun e Dibrës, Durrësit, Gjirokastrës, Korçës, Kukësit dhe Beratit.
Fier
PS: Gati për mitingje
në mbrojtje të votës
Dega e Partisë Socialiste për Fierin, nëpërmjet sekretares organizative të saj, Alma Bejtaj, si dhe kryetarit Arjon Muçaj, është shprehur pro vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste për të mos i njohur zgjedhjet e 28 qershorit në rast se nuk lexohen votat e nëntë kutive të Fierit. Zyrtarisht dega e PS-së së Fierit ka deklaruar se do të hidhet në protesta dhe do të zhvillojë mitingje për të kërkuar njohjen e të gjitha votave që banorë të shumtë të Qarkut të Fierit kanë hedhur për numrin 33, pra për PS-në gjatë zgjedhjeve të fundit të 28 qershorit. Duke e cilësuar një vjedhje të hapur të mandateve dhe votave atë që qeveria dhe segmente të saj regjistruan në Fier, përfaqësuesit e PS-së së Fierit janë deklaruar se do të qëndrojnë të vendosur për të mbrojtur votën e tyre edhe në rast se shohin ndonjë lëkundje nga Kryesia. "Një ditë më parë, me anën e një faksi, ne ua kemi bërë të ditur anëtarëve të Kryesisë së PS-së si dhe asamblesë së kësaj partie vendimin tonë, që nuk do të pushojmë së protestuari nëse nuk lexohen votat e nëmtë kutive të Fierit dhe nëse nuk jepen të gjitha mandatet që i takojnë PS-së në Fier. Vendimi ynë si degë është taksativ dhe nuk ka kthim prapa", janë shprehur Alma Bejtaj dhe Arjon Muçaj.
PS, dosje me parregullsitë në zgjedhje
Kreu i socialistëve, Rama, mbledh në takim 140 kandidatët për deputetë
Partia Socialiste do të dokumentojë çfarëdolloj shkeljeje të procesit zgjedhor gjatë votimit dhe numërimit të votave. 140 kandidatët, ekipi që garoi në zgjedhjet e 28 qershorit nën logon e Partisë Socialiste, ishin të parët që u përballën me shkeljet dhe parregullsitë, ndaj çdo evidentim dhe provë apo fakt që ata kanë, do të përdoret për të krijuar një bazë të dhënash me parregullsitë që kanë cenuar apo deformuar rezultatin zgjedhor e që do të krijojnë dosjen e kontestimeve të selisë rozë. Kjo dosje do të vihet në dispozicion të opinionit publik dhe një kopje do t‘iu niset ambasadave të faktorëve të rëndësishëm të Bashkimit Europian dhe SHBA-ve. Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, mblodhi dje në një takim larg vëmendjes së medias 140 kandidatët e kësaj partie, ku u diskutua situata aktuale dhe qëndrimet e mëtejshme të partisë. Burime nga takimi konfirmuan se të gjithë kandidatët janë këshilluar që të rikthehen në zonat për të mbajtur kontaktet me elektoratin dhe mbështetësit e selisë rozë, duke evidentuar se PS është partia më e madhe në vend. Sakaq nga të pranishmit janë ngritur disa shqetësime lidhur me mbështetësit e partisë. Sipas disa kandidatëve, anëtarët dhe mbështetësit e partisë "po përballen me masa represive të qeverisë, duke i larguar nga puna për shkak të angazhimit të tyre në fushatë, apo në komisionet zgjedhore nën logon e PS-së". Erjon Braçe, Ermelinda Meksi, Bashkim Fino dhe shumë të tjerë, kanë folur respektivisht për problemet që janë hasur në qarqet e tyre. Një tjetër çështje e diskutuar është ajo e mandatit të 9 në Fier apo mandatit të 5 në Berat. Në mbledhje u vendos që, nëse Partia Socialiste nuk merr mandatin e merituar në Fier dhe nëse nuk lejohet rinumërimi në Berat dhe Shkodër, atëherë nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve, sikundër është paralajmëruar edhe nga Kryesia e kësaj partie dy ditë më parë. Në pritje të ndonjë vërejtjeje për sa i përket rezultatit të 28 qershorit, mbledhjen e kandidatëve e ka karakterizuar një tjetër frymë. Burimet thanë se në të është rënë dakord se Partia Socialiste e ka maksimalizuar fitoren dhe vota pro saj është dhënë për partinë dhe për kreun e saj, Edi Rama. Anëtari i Kryesisë, Erjon Braçe, tha se në këto momente e gjithë Shqipëria është me Edi Ramën. Këtë qëndrim e ka mbështetur më pas edhe deputetja e re e Qarkut të Durrësit, Rudina Seseri. Madje, kandidati për deputet në Qarkun e Shkodrës, Tom Doshi, është shprehur optimist duke deklaruar se Partia Socialiste është fituese reale e këtyre zgjedhjeve. Dy ditë më parë, në mbledhjen e parë të Kryesisë së Partisë Socialiste pas zgjedhjeve të 28 qershorit, u vendos që mandati i nëntë i Qarkut të Fierit duhet t‘i jepet PS pasi me të drejtë i takon asaj, në të kundërt kjo parti nuk do të njohë rezultatin zgjedhor. Një linjë e shfaqur brenda mbledhjes së partisë është ajo kur anëtari i Kryesisë, Ben Blushi, ka kërkuar që PS të njohë rezultatin zgjedhor dhe ndërkohë të përgatitet për vjeshtën e opozitës. Nga ana tjetër duket se nuk do të ketë asnjë veprim tjetër brenda partisë veç mbrojtjes së rezultatit në Fier, Berat e Shkodër.