KQZ sherr për llambat me ndriçim ultravioletë
29/06/2009 Iniciativa e PS-së për të kontrolluar procesin e votimit fut në konflikt komisionerët
Kosovrasti fyen anëtaren e KQZ-së Subashin: Ti gënjen
Përdorimi i llambave me ndriçim ultravioletë në qendrat e votimit nga komisionerë të Partisë Socialiste për të verifikuar vlefshmërinë e kartave të identitetit ka shkaktuar debat në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që është shoqëruar me largimin e nënkryetares Dëshira Subashi nga mbledhja. Pas shqetësimit të shprehur nga përfaqësuesi i PD-së në KQZ Njazi Kosovrasti dhe pohimit nga përfaqësuesi i PS-së Genc Gjonçaj, KQZ-ja hartoi vendimin për ndalimin e këtyre mjeteve, sipas saj, të jashtëligjshme nga komisionerët e PS-së.
Debati
Përfaqësuesit e opozitës së bashku me anëtarët në KQZ e kanë cilësuar të paligjshëm vendimin e KQZ-së, pasi sipas tyre këto rregulla janë të përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe se evidentimi dhe ndalimi i përdorimit të të gjitha veprimeve të kundërligjshme që mund të vërehen në qendrën e votimit janë kompetencë e komisionerëve të këtyre qendrave. “Vendimi është hapur në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Mendoj se KQZ-ja nuk funksionon me lajmet që vijnë nga subjektet zgjedhore në mënyrë joligjore, por vetëm kur ato vijnë nga institucione zgjedhore. Ky problem është vetëm kompetencë e KQV-së”, - tha ajo. Ka mjaftuar ndërhyrja e përfaqësuesit të PD-së Kosovrasti, i cili e ka cilësuar anëtaren “gënjeshtare”, që situata të acarohej dhe të sillte largimin nga salla të nënkryetares së KQZ-së, Subashit. “Kujt i thua gënjeshtare ti, more?! Keni apo nuk keni etikë, kur flisni me anëtarët e komisionit?! Doni ta bëni vetë procesin? Bëjeni! Me ju nuk punohet!” - tha ajo e irrituar duke u larguar nga mbledhja. Edhe dy anëtarët e tjerë, Pandeli Varfi dhe Artan Lazaj, e kanë vlerësuar antiligjore këtë vendim. Madje, Lazaj doli në mbështetje të këtyre masave vërtetuese mbi vlefshmërinë e kartave të identitetit. “Sa për mikrofilmat, jemi totalisht kundër përdorimit të tyre në qendrat e votimit. Por nga ana tjetër KQZ-ja duhet të marrë vendim për lejimin e llambave me ndriçim ultravioletë, pasi mund të ketë karta dhe pasaporta false”, - tha ai. Arsyeja e dytë që sipas tyre lidhej me miratimin e këtij projekt-aktit në formën e një vendimi dhe jo të një udhëzimi, lidhej edhe me vendimmarrjen. Ndërsa vendimi kërkon një shumicë të thjeshtë që të miratohet, shumicë që mazhoranca në komision e siguron, mendimi i udhëzimit kërkon shumicë të cilësuar, e pamundur për t’u arritur në komision.
Vendimi
Moslejimi gjatë procesit të votimit i përdorimit të mjeteve jashtë atyre që përcaktohen në Kodin Zgjedhor si materiale zgjedhore, u mbështet nga anëtarë të tjerë të KQZ-së. “Nuk mund të vendosin komisionet e qendrave të votimit të përdorin mjete shtesë ndryshe nga ato që janë përdorur në ligj dhe udhëzime apo manuale nga KQZ-ja për procesin. Nëse nuk e miratojmë këtë vendim, do të thotë se ne lejojmë të dublohet institucioni. Unë e quaj të rrezikshme tendencën për të dubluar”, - tha anëtari Klement Zguri. Me katër vota “pro” dhe dy “kundër”, KQZ-ja vendosi ndalimin e llambave me ndriçim ultravioletë dhe të mikrokamerave në qendrat e votimit. Lejimi i tyre u vendos të shënohej në procesverbal, ndërsa përgjegjësit do të shkojnë për ndjekje penale.
Mbledhja e parë e KQZ-së, subjektet evidentojnë shqetësimet
PD-ja e shqetësuar për llambën me ndriçim
ultravioletë, LSI-ja për fotografimin e votës
Në mbledhjen e saj të parë të ditës së djeshme, zhvilluar në orët e para të paradites, KQZ-ja u mor me njohjen e problemeve nga përfaqësuesit e partive politike. Përdorimi i llambave me ndriçim ultravioletë në qendrat e votimit nga komisionarë të PS-së, mungesa e bojës për vulën e KQV-së dhe blerja e tyre në kinkaleritë e afërta, moshapja e disa qendrave të votimit dhe ngatërrimi i vulave në disa të tjera, ishin disa nga problemet e evidentuara nga përfaqësuesit e PD-së, PS-së dhe LSI-së. Ka qenë kjo mbledhje nga e cila KQZ-ja mori shkas për të hartuar vendimin e saj për të ndaluar përdorimin e mjeteve të jashtëligjshme. “Konfirmimi i Partisë Socialiste më mjaftoi. Genci, nuk mund të përdorësh procedurë ekstra në procesin e votimit, dhe mbi të gjitha nuk mund të bësh propagandë të kundërt”, - tha kreu i KQZ-së, Ristani. Në mbrojtje të prononcimit të tij përfaqësuesi i PS-së, Gjonçaj, tha se PS-ja nuk mund të lejojë cenimin e standardeve të zgjedhjeve duke lejuar votimin e votuesve me pasaportat dhe karta identiteti false. “Jo, zoti kryetar, duhet patjetër të ndalohet që qytetarët të përdorin për të votuar mjete identifikimi të prodhuar bodrumeve të Tiranës apo të ndonjë qyteti tjetër”, - tha ai. Ndërsa përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilirian Muho, ngriti shqetësimin e disa qendrave të votimit, të cilat nuk janë hapur dhe në disa të tjera janë ngatërruar vulat. “Kemi qendra votimi të cilat do të sjellin pavlefshmëri të zgjedhjeve në to. Janë gjithsej 3 qendra votimi në Qarkun e Vlorës, ku po përdoren vula e padukura. Atje po përdoren vula që nuk korrespondojnë me vulën e qendrës së votimit. Ndërsa në njësinë nr. 5 janë konstatuar persona që kanë fotografuar votën”, - tha ai.
Vendimi i KQZ-së
Ristani: Ndjekje penale për komisionerët
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të reagojë me ashpërsi kundër të gjitha veprimeve krejt të paligjshme dhe garanton se do të veprojë me ashpërsi, duke kërkuar procedim penal për të gjithë ata që shkelin ligjin. Kryetari i KQZ-së, Ristani, tha dje se institucioni që ai përfaqëson ka dërguar për ndjekje penale të gjitha komisionerët e qendrave të votimit që nuk janë hapur fare dhe ata që kanë braktisur detyrën, duke mos mundësuar zhvillimin e procesit të votimit. “Disa qendra votimi, siç ishin ato me nr. 31-19; 31-20; 31-21, në komunën Portës të Fierit, në KZAZ nr. 19, si rezultat të mosparaqitjes së komisionerëve socialistë nuk u hapën deri në orën 16:00. Po kështu edhe në KZAZ nr. 26 në Gjirokastër, qendra e votimit nr. 43-71 në Mezhgoran, të komunës Qendër Tepelenë nuk është hapur deri në orën 16:00. Në KZAZ nr. 5, Qarku Dibër, Bashkia e Peshkopisë, komisionerët e qendrës së votimit nr. 11-27 nuk tërhoqën bazën materiale dhe rrjedhimisht votimi nuk filloi. Po ashtu në KZAZ nr. 38, Qarku i Lezhës, Bashkia e Rrëshenit, në Bushat dhe në fshatin Xhuxhe janë larguar komisionerët e majtë duke bllokuar procesin”, - tha Ristani. Ai tha se për komisionarët që janë larguar dhe ata që nuk i kanë hapur qendrat e votimit KQZ-ja ka bërë gati kallëzimet penale.
Kërkesa e anëtarit
Lazaj do helikopter për të votuar në Gjirokastër
Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Artan Lazaj i ka kërkuar dje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve t’i vërë në dispozicion një mjet të shpejt për t’i krijuar atij mundësinë të votojë në vendbanimin e tij, Gjirokastër. Kërkesa, sipas kryetarit të KQZ-së, Ristanit, bëhet në mënyrë të papërshtatshme dhe ka për qëllimin bërjen e një show politik në mbledhjen e KQZ-së. “Askush nuk u ka penguar të shkoni të votoni. Po meqë e paskeni kaq problem, keni pasur kohën e nevojshme t’i sillnit letrat në Tiranë”, - tha kreu i KQZ-së. I menjëhershëm ka qenë reagimi i anëtarit Lazaj. Ai informoi se arsyeja e lënies së dokumenteve të gjendjes civile në Gjirokastër bëhet për shkak të përfitimit të një diete. “Nuk i sjell letrat në Tiranë, sepse përfitoj një dietë. Nëse këtë dietë ma jepni ju, zoti kryetar, atëherë unë e bëj pasaportizimin këtu”, - tha Lazaj. Kërkesa e anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u bë pikërisht në mes të diskutimit të tij lidhur me vendimin e vetëm të KQZ-së të marrë dje, atë që sanksiononte ndalimin e përdorimit nga komisionarët e PS-së të llambave me ndriçim ultravioletë nëpër qendrat e votimit.