Topi: “Partitë të jenë të vëmendshme”
29/06/2009 Presidenti i Republikës ka apeluar përgjegjësit e procesit për respektim standardesh
Kreu i shtetit takoi në mesditë ambasadorin e SHBA-ve dhe të OSBE-së
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka tërhequr mesditën e djeshme vëmendjen e të gjithë qytetarëve, partive politike dhe të atyre që i administrojnë këto zgjedhje, në të gjitha nivelet, që të jenë të vëmendshëm. Duke theksuar aspiratën e vendit tonë për t’u anëtarësuar në BE, kreu i shtetit tha se korrektësia e këtyre zgjedhjeve është vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë. Presidenti Topi e bëri apelin e tij të fundit për këto zgjedhje pas takimit të punës që ai zhvilloi me ambasadorin e SHBA-ve Xhon L. Uidhers dhe kreun e OSBE-së në Tiranë, ambasadorin Robert Bosch, në një nga lokalet në qendër të kryeqytetit. Gjatë këtij takimi të shkurtër u diskutua rreth ecurisë së procesit të votimit për zgjedhjet e përgjithshme politike anembanë vendit. “Sot duhet të japim mesazhe për ecurinë korrekte të zgjedhjeve, për pjesëmarrje, patjetër për shumë transparencë, dhe kjo u takon dhe komisionarëve. Unë besoj se këto zgjedhje do të jenë të lira, korrekte dhe administrimi i rezultatit do të jetë korrekt, për të treguar se ne dimë t’i administrojmë shumë mirë fatet e vendit tonë dhe patjetër dimë të jemi shumë luajalë ndaj besimit që kanë dhënë partnerët ndërkombëtarë për Shqipërinë dhe shqiptarët”, - theksoi Topi. Ndërsa qytetarët e Shqipërisë ia i ftoi të marrin pjesë në procesin e votimit, pasi kështu ata respektojnë mbi të gjitha veten e tyre. “Është në radhë të parë respekt për veten e tyre të shkojnë të shprehin votën për atë që dëshirojnë, pra para se të respektojnë të tjerët, duhet të respektojnë vetveten. Dhe respekti është pikërisht është te vota, sepse tekefundit dhe partitë varen te vullneti i njerëzve. Pra, vullneti i gjithsecilit është shumë i rëndësishëm. Ju po e shikoni, ju vetë po kontribuoni që këto mesazhe të përcillen, që klima të jetë e qetë dhe që ne të realizojmë ndoshta për herë të parë në historinë e tranzicionit shqiptar zgjedhje të lira, korrekte, transparente, të pakontestuara dhe të ecim të qetë në administrimin e vullnetit të popullit, që bëhet nëpërmjet Parlamentit dhe të gjitha institucioneve të dala nga Parlamenti”, - vijoi ai. Ai tha se vendi ynë ka arritur në një stad të rëndësishëm të demokracisë, por këtë duhet patjetër që ta konsolidojmë në katër vjetët e ardhshëm, sepse sfidat e reja na presim.
Bosch dhe Uidhers
Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Robert Bosch ka deklaruar se situata zgjedhore në pjesë më të madhe të Shqipërisë është e qetë. Këtë informacion Bosch e kishte marrë nga raportimet e fundit nga të dërguarit e organizatës në të gjithë vendin. Kreu i OSBE-së u bëri apel qytetarëve të votojnë. Edhe ambasadori i SHBA-ve Xhon Uidhers ka ftuar paraditen e djeshme të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë të drejtën e ushtrimit të së drejtës së votës që të shkojnë të votojnë pa pasur frikë. I pyetur lidhur me çështjen e mikrokamerave dhe llambave ultravioletë për verifikimin e mjeteve të identifikimit të qytetarëve të përdorura nga komisionerët e Partisë Socialiste përfaqësuesi zyrtar i SHBA-ve theksoi se mbi të gjitha është shumë e rëndësishme që çdo subjekt politik dhe zgjedhor të respektojë ligjin dhe standardet e kërkuara ndërkombëtare. “Mendoj se është e rëndësishme për të gjitha subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje të respektojnë ligjin dhe standardet evropiane”,- tha Uidhers. Ambasadori amerikan përsëriti rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, duke theksuar se duhet të jenë të lira e ndershme, në mënyrë që të shprehin të drejtën e qytetarëve për të votuar dhe jo vullnetin e partive.
Mesazhi i Topit
I shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi, dhe vajzat Nada dhe Etida, Presidenti i Republikës votoi në qendrën e votimit të njësisë bashkiake nr. 9 të kryeqytetit.
Pas votimit në shkollën 9-vjeçare “Servete Maçi”, ku ndodhet qendra ku kreu i shtetit ushtroi të drejtën e tij të votës, Presidenti iu përgjigj interesimit të medieve të pranishme. “Këto janë zgjedhje të cilat do t’i japin patjetër në mënyrë definitive rrugën për në BE për Shqipërinë. Ne duhet të demonstrojmë që jemi një vend që kemi arritur në një stad të rëndësishëm të demokracisë, që dëshirojmë ta konsolidojmë demokracinë dhe që të kemi mundësi pas këtyre zgjedhjeve që, sikurse e kam thënë edhe herë tjetër, rruga drejt Bashkimit Evropian të jetë një rrugë e hapur, njerëzit të lëvizin të lirë dhe shumë shpejt patjetër do të jemi pjesë edhe zyrtarisht e familjes së madhe evropiane”, - tha ai. Numri një i shtetit shqiptar drejtoi një mesazh publik për qytetarët. Ai tha se të gjithë duhet ta vlerësojnë këtë ditë të rëndësishme si një stad të ri të rëndësishëm të demokracisë, të gjithë duhet të marrin pjesë në votime! “U bëj apel të gjitha partive politike që ta kalojnë këtë ditë me mesazhet e duhura. U bëj thirrje komisionerëve, simpatizantëve që të ushtrojnë të drejtën e votës”, - tha Topi.