E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ shpall fituesin e Ballagatit

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli dje fituesit e zgjedhjeve në komunën e Ballagatit të Lushnjës. Me gjashtë vota pro të anëtarëve të KQZ-ja shpalli fitues Sherbet Sharkën. Ai kishte përballë në këto votime Neshat Sharkën të PS-së. Nga numërimi i tetë kutive të votimit, demokrati ka marrë 1063 vota kundrejt 395 vota që kishte marrë socialisti me një njëjtin mbiemër. Në këto votime të pjesshme kanë votuar 1478, nga rreth 2500 banorë. Pjesëmarrja në votime ka qenë mbi 50 për qind e votuesve. Gjithashtu KQZ-ja mori vendimin dje pasdite që të nisë procesin botimit të Buletinit të Zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit të vitit 2009. Ky Buletin do të realizohet edhe në kopje elektronike në CD, e cila do t’i vihet në dispozicion partive politike të interesuara. Ndërsa është rrëzuar propozimi i bërë nga përfaqësuesi i PD-së, Njazi Kosovrasti, që të botohen emrat e anëtarëve të KZAZ. Gjithashtu u rrëzua edhe kërkesa që të botohen edhe emrat e të gjithë kandidatëve për deputet, që në total janë 3085 vetë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›