Në kulmin e sezonit, asnjë farmaci me shërbim 24-orësh
Nga 10 farmaci që numëron qyteti i Sarandës, asnjë nuk ofron shërbim 24-orësh. Ndërsa pushuesit e shumtë, që kanë pushtuar qytetin në këtë sezon veror, por dhe vendasit, luten të mos kenë emergjenca natën. Askush nuk kujtohet që t‘i japë fund kësaj situate. Në rastin më të mirë, dyert e një farmacie në qytet mund t‘i gjesh të hapura deri në orën 22:00 të mbrëmjes dhe kjo më së shumti interpretohet prej farmacistëve si një "sakrificë" që bëhet tani, kur sezoni veror ka prekur kulmin. Shërbimi me një orë shtesë, nga 21:00 që ofrohet zakonisht, konsiderohet si lëshim që bëhet vetëm gjatë verës. Pas kësaj ore, asnjë emergjence, qoftë kjo edhe një dhimbje dhëmballe, nuk është e mundur t‘i jepet qetësuesi i kërkuar. Qytetarë e pushues me shqetësime, që në orët e mbrëmjes e të natës bëhen edhe më të shpeshta, halli i bën që të rendin ndoshta nga cepi në cep të qytetit në kërkim të shërbimit të natës. Por dyert e të dhjetë farmacive private që numëron Saranda, vazhdojnë të qëndrojnë të kyçura përgjatë gjithë orëve të natës.
Mungesa e shërbimit farmaceutik 24-orësh është mangësi e vërejtur për shumë vjet. E me gjithë këtë, askush nuk po i jep zgjidhje. Me dëshirën për t‘i dhënë fund kësaj situate, komunikuam me shumicën e farmacistëve, të cilët thanë se janë të gatshëm të shërbejnë sipas një radhe dhe grafiku edhe gjatë natës, por askush nuk i ka organizuar e nuk ua ka kërkuar këtë, duke nisur që nga shoqata e tyre e deri te bashkia. Në drejtorinë e degës së ISKSH-së në Sarandë, na thanë se kanë diskutuar për këtë problem edhe një vit më parë, por nuk janë ata që duhet të vendosin për këtë, pasi "ky institucion mbulon vetëm rimbursimin e farmacive me kontratë dhe nuk u takon të përzihen me orarin". Organizimi dhe shtrirja e shërbimit farmaceutik edhe gjatë natës është hedhur si një shqetësim e problem i njohur e i pazgjidhur edhe në tryezën e drejtuesve të Bashkisë së Sarandës. Por, e vërteta është se ende nuk ka mbërritur zgjidhja që ky shërbim të mos i mungojë qytetarit dhe pushuesve të kësaj vere.