E Shtunë, 31 Tetor 2026

Antidroga kap në flagrancë shpërndarësin e heroinës

Antidroga e kryeqytetit pardje ka goditur sërish shpërndarësit e shumtë të heroinës që veprojnë në metropolin shqiptar. Kështu, sipas njoftimit zyrtar nga zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë Tiranë, Alma Katragjini, mësohet se pardje në mesditë, nga specialistët e seksionit kundër narkotikëve u realizua kapja në flagrancë e të riut Altin Nexhipi, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë. Prangosja e 30-vjeçarit u bë pasi gjatë kontrollit personal të tij, të ushtruar në rrugën "5 Maji" në Tiranë, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit heroinë, me peshë 1 gram, e cila u sekuestrua menjëherë në cilësinë e provës materiale. Pas marrjes në pyetje nga oficerët gjyqësorë, mësohet se materialet do t‘i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në gjendje të lirë, për veprën penale të prodhimit dhe shitjen e lëndëve narkotike, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. Vetëm 3 ditë më parë, po agjentët e antidrogës në kryeqytet arrestuan në rrugën "Ali Demi" 3 shpërndarës droge, të cilëve iu sekuestruan 15 gramë dhe dyshohet të jetë e llojit heroinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›