KQZ, shpall sot rezultatin e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të shpallë sot rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 28 qershorit. Ligji përcakton se KQZ-ja duhet të shpallë rezulatin 5 ditë pas shpalljes së mandateve në 12 qarqet e vendit. Për të miratuar rezultatin duhet të paktën 5 vota nga anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Rezultati i zgjedhjeve publikohet më shumë se një muaj pas ditës së votimit, kjo për shkak më së shumti të vonesës në numërimin e votave.
Ligji përcakton se "Pas shpalljes së rezultatit për shpërndarjen e mandateve për çdo zone zgjedhore, si dhe në përfundim të procedurave ankimore dhe kalimit të afateve ligjore të ankimit në Kolegjin Zgjedhor, në mbështetje të nenit 21, pika 8, neni 2, pika 18, KQZ shpall me vendim rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.