KQZ shtyn mbledhjen për pasdite

Nga Express më 23 maj 2011 në ora 15:44
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Shqipëri ka shtyrë për pasditen e sotme, përkatësisht në orën 17 mbledhjen në të cilën pritet të shpallet rezultati për Bashkinë e Tiranës.
Mediat në Tiranë raportojnë se më shumë se 1000 mbështetës të opozitës janë mbledhur jashtë ndërtesës së Komisionit Qendror Zgjedhor në Tiranë.
Mbrëmë vonë ka përfunduar numërimi i kutive me fletë të kontestuara.
Nga 125 kuti kandidati demokrat Lulzim Basha siguroi 173, ndërsa ai socialist Edi Rama 83 vota.
Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, ka thënë se sot pritet të shpallet rezultati për Bashkinë e Tiranës, transmeton REL.