Moyes, i lidhur me Evertonin

Nga Express më 23 maj 2011 në ora 16:35
David Moyes ka ritheksuar dëshirën e tij të mbetet në postin e menaxherit të Evertonit dhe është i vendosur të kthehet i freskët për sezonin e ardhshëm.
Everton përfundoi sezonin me fitore 1-0 në shtëpi kundër Chelseas, duke përfunduar në pozitën e shtatë në Premierligë. Mirëpo, Moyes spekulohet me kalim te rivalët Aston Villa ose Chelsea. Por, ai ka theksuar se synon të mbajë detyrën, të cilën e kishte filluar nëntë vite më parë.
“Dua të mbetem këtu dhe t’u dhuroj diçka tifozëve”, tha Moyes për Sky Sports News.