E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miami në epërsi ndaj Chicagos

Nga Express më 23 maj 2011 në ora 17:15

Chris Bosh shënoi 34 pikë, derisa Miami Heat mposhti Chicago Bulls 96-85 duke kaluar në epërsi 2-1 në serinë finale të Konferencës Lindore në NBA.

Bosh realizoi 13 nga 15 gjuajtjet e tij nga loja, ndërsa qëlloi 8 nga 10 gjuajtjet e lira për Heat, që ishte në epërsi 78-74, 6 minuta e gjysmë para fundit e më pas e vendosën përballjen me seri 9-0.

LeBeon James shtoi 22 pikë, 10 asistime dhe gjashtë kërcime për Heat, që përmirësuan rekordin në shtëpi në 7-0 në play-off dhe janë ekipi i vetëm pa humbje në shtëpi pas kampionatit të rregullt.

Dwayne Wade kontribuoi me 17 pikë. Carlos Boozer shënoi 26 pikë dhe bëri 17 kërcime për Bulls. Derrick Rose shtoi 20 pikë. Ndeshja 4 zhvillohet në Miami të mërkurën.

Miami Heat – Chicago Bulls 96:85 (2-1)
Miami: Bosh 34
Chicago: Boozer 26

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›