KQZ, tender të hapur për prodhimin e fletëve të votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zhvillojë tender të hapur për të kontraktuar kompaninë që do të prodhojë më shumë se tre milionë fletë votimi për zgjedhjet e qershorit. Burimet zyrtare nga KQZ-ja konfirmuan se puna e nisur disa muaj para zgjedhjeve i jep mundësi këtij institucioni që të mos shpejtojë në realizimin e këtij procesi dhe të ndjekë rrugën e tenderimit të hapur për përzgjedhjen e kompanisë, e cila duhet të këtë përvojë në prodhimin e fletëve të votimit. Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje në parim modelin e fletëve të votimit dhe ka shtyrë për në mbledhjen e radhës përcaktimin e disa modaliteteve për përmbajtjen e fletës së votimit dhe renditjes së partive dhe koalicioneve. Anëtarët e KQZ-së ranë dakord që fleta e votimit të ketë të njëjtat elemente sigurie si në zgjedhjet lokale të 2007-s.
Subjektet zgjedhore
Bazuar në Kodin Zgjedhor dhe kohën që kanë partitë politike për t’u regjistruar, vetëm pas 18 majit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të ketë idenë e qartë dhe të saktë të listës së subjekteve politike që do të hyjnë në garën zgjedhore. Fill pas kësaj date, kompania që do të përzgjidhet, do të mund të prodhojë fletët e votimit, proces që duhet të marrë fund 10 ditë para datës së zhvillimit të zgjedhjeve. Paraprakisht, pas zhvillimit të tenderit dhe shpalljes së kompanisë fituese, kompania mund të punojë me elementet të tjera të fletës së votimit, si ngjyra, koka e fletës së votimit etj., por shtypja e tyre përfundimtare bëhet pasi KQZ-ja dorëzon modelin e fletëve së bashku me renditjen e të gjitha subjekteve zgjedhore. Në diskutimin e djeshëm mes anëtarëve të KQZ-së ishte çështja e numrit të subjekteve zgjedhore që do të konkurrojnë në 12 qarqet. Pritet që ai të jetë i ndryshëm, ndërkohë që ideja e hedhur është që fleta e votimit të jetë e njëjtë në madhësi për të gjitha qarqet, pavarësisht se sa është numri i partive apo koalicioneve që garojnë në secilin prej tyre. Ndaj, anëtarët hodhën idenë që ajo pjesë e fletës së votimit që nuk plotësohet me subjektet politike, të jetë bosh, por jo të zvogëlohet madhësia e fletës së votimit. Por, deri sa të mbarojë afati i regjistrimit të partive politike dhe koalicioneve në KQZ, nuk ka ende një ide të qartë se sa do të jetë numri i subjekteve që garojnë për çdo qark. Fleta e votimit do të jetë 30 cm e gjerë dhe 42 cm e gjatë. Fleta do të ketë dy shtresa për të shmangur transparencën e saj dhe do të jetë e përbërë nga fibra karboni ultraviolet. Gjithashtu, projektvendimi për fletën e votimit për zgjedhjet e 28 qershorit parashikon formën e shkrimit, madhësinë, ngjyrën dhe elemente të tjera përbërëse. Gjithashtu, KQZ-ja miratoi po në këtë mbledhje modelet e tabelave të rezultateve dhe strategjinë e trajnimit të anëtarëve të komisioneve zgjedhore në nivelet e dyta dhe të treta.
PS-ja mohon akuzat e Ponit
Partia Socialiste mohoi dje akuzat e zv.ministrit Ferdinand Poni se kjo parti me akuzat e saj po deformon procesin e aplikimit për letërnjoftime. Sekretari për Çështjet Ligjore në PS, Damian Gjiknuri, tha se është qeveria ajo që gënjeu publikun kur deklaroi se brenda muajit shkurt, zyrat e aplikimit do të shtriheshin në të gjithë vendin, kur në fakt sot janë hapur jo më shumë se 80 të tilla. “Është detyrim i qeverisë që të marrë të gjitha masat për njoftimin dhe aplikimin me përparësi të të gjithë zgjedhësve që nuk kanë pasaportë, siç ka parashikuar edhe Kodi Zgjedhor, si dhe të ushtrojë të gjithë kujdesin e duhur që këto lista të jenë të sakta, pasi nga të dhënat në terren ky numër rezulton të jetë shumë më i lartë”, - tha më tej Gjiknuri. Sipas tij, nuk është përgjegjësi e opozitës, por vetëm e qeverisë, që nuk ka zhvilluar fushatën e duhur për informimin e qytetarëve për këtë proces, si dhe sanksionet që lidhen me to.