E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ vijon akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e së shtunës miratoi akreditimin e një numër vëzhguesish nga organizata të shoqërisë civile për vëzhgimin e zgjedhjeve të 23 qershorit. 

Me katër votat e anëtarëve të pranishëm, KQZ vendosi akreditimin e 955 vëzhguesve afatshkurtër të Qendrës për një Shoqëri më të Mirë; të 388 vëzhguesve afatgjatë të Qendrës për Trasparencë dhe të 8 vëzhguesve afatshkurtër të Ambasadës Italiane në Tiranë; etj. 

Gjithashtu, KQZ miratoi ndryshimin e vendndodhjes së disa qendrave të votimit për zgjedhjet për Kuvendin.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›