KQZ voton 4 me 1 per studentet
Vendimi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dje përfundimisht projektvendimin për trajnimin dhe edukimin e zgjedhësve studentë, duke pranuar disa nga kërkesat teknike të përfaqësuesve opozitarë. Me 4 vota pro dhe një kundër, KQZ ka miratuar pa debat një projekt i cili kaloi në disa mbledhje duke u diskutuar. Kështu, ndryshimet përfshijnë eliminimin e titullimit të KZAZ, QNV, apo GNV si institucione të mundshme ku kontingjenti në fjalë mund të marrë një rol të mundshëm. KQZ ka vendosur që ta përfshijë trajnimin e tyre si funksion i përfshirjes në administrimin zgjedhor pa përcaktuar destinacione konkrete, por edhe qëllimin e këtij hapi që mund të nxisë keqkuptime.