E Diel, 1 Nëntor 2026

Qafë-Gjashta, akuza 210 vjet burg dhjetë të pandehurve

03/03/2011  Vëllezërit Sinani: Jeni duke na dënuar kot, ne s’jemi vrasësit e oficerit Gjergj Mehmeti

TIRANE-Dhjetë të pandehurit që dyshohet se janë autorët e vrasjes së efektivit të policisë Gjergji Mehmeti, janë “deklaruar” fajtorë nga Prokuroria, e cila në pretencën e dhënë para gjykatës ka kërkuar në total 210 vjet burg për të pandehurit e dosjes që njihet ndryshe si masakra e “Qafë-Gjashtës”. Prokurori i çështjes Adnand Xholi i ka kërkuar togave të zeza të shpallin fajtorë dhjetë të pandehurit, duke kërkuar një dënim që varionte nga 21 deri në 24 vjet heqje lirie. Ndërkohë që vëllezërit Sinani ka debatuar me prokurorët duke pohuar se po i dënonin në mënyrë të padrejtë. Gjatë leximit të pretencës, Xholi ka theksuar se dhjetë të pandehurit e procedimit penal me nr. 198, kanë konsumuar plotësisht veprën penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” të shtetasit Gjergj Mehmeti, si dhe të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë ndaj shtetasve Sokol Bizhga, Eduart Alija dhe Myzafer Blushit. Nga hetimet e kryera për zbardhjen e kësaj ngjarjeje rezulton se me urdhër të ish- zv/ministrit të Brendshëm njëkohësisht edhe drejtor i përgjithshëm i policisë Agim Shehu, më datën 4 mars 1997 të sipërcituarit janë nisur në drejtim të drejtim të Sarandës, me qëllim ringritjen e komisariatit, pasi ky i fundit ishte shkatërruar dhe djegur nga trazirat e asaj kohe. Pasi kanë konstatuar shkatërrimin e komisariatit, katër efektivët kanë komunikuar me telefon me Agim Shehun, të cilit i kanë përcjellë mesazhin se komisariati nuk mund të riorganizohej. Menjëherë pas kësaj telefonate, efektivët kanë vendosur të largohen nga Saranda. Por gjatë daljes nga qyteti, një automjet tip Mercedes-Benz 190 me ngjyrë jeshile, i ka prerë rrugën punonjësve të policisë, nga i cili ka dalë i pandehuri Edmond Sejko ose “bubeqi”, i cili në dorë mbante një kallashnikov. Pasi e kanë çarmatosur kanë reaguar shokët e Seikos, me disa të shtëna armësh. Mirëpo nga hetimet mësohet se në momentin kur Benzi 190 ka mbërritur në Qafë-Gjashtë, shtetasi Armand Hysi i ka komunikuar grupit të personave të armatosur, se disa persona kanë marrë peng Edmond Sejkon dhe kunatin e tij Fatosin. Kur makina është afruar rreth 50 m para pikës së karburantit të vëllezërve “Vaso”, katër efektivët e policisë janë gjendur përballë një sulmi me armë zjarri, pikërisht nga dhjetë të pandehurit, duke vrarë efektivin e policisë Gjergji Mehmeti dhe plagosur Sokol Bizhga, Eduart Alija, dhe Myzafer Blushit.

1. Vladimir Sinani 24 vjet burg

2. Nestor Sinani 21 vjet

3. Edmond Sejko 22 vjet

4. Alqi Paguni 21 vjet

5. Eduart Çipa 20 vjet

6. Mikel Kendezi 23 vjet

7. Arben Kendezi 21 vjet

8. Agron Qurku 23 vjet

9. Aleko Balaj 21 vjet

10. Ristan Lake 20 vjet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›