KQZ zhvillon mbledhjen e parë, Subashi zgjidhet nënkryetare
Autori i Lajmit: red.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar dje mbledhjen e tij të parë. Në prani të të gjithë anëtarëve të tij dhe të përfaqësuesve ligjorë të partive politike në këtë institucion, por në mungesë të ndonjë politikani, ai i ka dhënë startin në këtë mënyrë përgatitjes së procesit për zgjedhjet e 28 qershorit. Mbledhjen e ka hapur kreu i KQZ-së, Arben Ristani, i cili ka pohuar se konsensusi i treguar nga partitë politike do të ndihmojë në punën e tyre. Ai theksoi më tej se qëllimi kryesor është zhvillimi i zgjedhjeve sipas standardeve. “Na ndajnë vetëm 5 muaj nga data e zgjedhjeve dhe sigurisht që jemi në limitet e kohës, por do të gjejmë forcat dhe mundësitë që faktorin kohë ta kthejmë në shërbimin tonë. KQZ ka një mision të përcaktuar, të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të plotësojë dëshirën e çdo shqiptari për këtë qëllim”, - tha ai. Duke shprehur bindjen se KQZ do ta realizojë me sukses këtë objektiv, Kreu i KQZ-së vuri në dukje se nga ky moment do të fokusohen në përgatitjen e zgjedhjeve, një sfidë e re, pasi kemi në fuqi një Kod të ri Zgjedhor, me një sistem të ri elektoral që zbatohet për herë të parë në vendin tonë. Duke renditur disa nga sfidat e reja që dalin para KQZ-së gjatë këtij mandati, ai vuri në dukje shtimin e transparencës në procesin zgjedhor. Pas fjalës hapëse, KQZ ka zgjedhur me votë të fshehtë nënkryetaren tij, Dëshira Subashi, e cila ka marrë pesë vota pro emërimit në këtë post. Ajo përfaqëson Partinë Socialiste në këtë komision. Në fjalët e saj nënkryetarja Subashi u shpreh se KQZ-ja do të punojë duke zbatuar Kodin Zgjedhor për zgjedhje me standarde. Sipas Subashit, anëtarët e KQZ-së do të punojnë me konsensus për të arritur rezultate.
Ky lajm është publikuar: 07/02/2009