E Diel, 1 Nëntor 2026

Sigurohen fondet për 13-vjeçarin me një veshkë

Autori i Lajmit: red.
Djaloshi shkodran, i cili ka lindur me një veshkë, do t i nënshtrohet operacionit të transplantit brenda javës së ardhshme. Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet apelit të prindërve të Sadam Dekovit në media për të shpëtuar jetën e fëmijës së tyre. Ministria ka siguruar fondet dhe operacioni do të kryhet të enjten e javës së ardhshme. Kjo falë një marrëveshjeje që Ministria e Shëndetësisë ka me spitalin amerikan që vepron në Tiranë. Zyra e shtypit e kësaj ministrie konfirmoi për mediat se gjithçka tashmë është gati për sa u përket fondeve dhe ekipit mjekësor që do të kryejë operacionin për t i shpëtuar jetën 13-vjeçarit. Sadam Dekovi nga fshati Shtoj i Ri i Shkodrës ndodhet i shtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë që nga tetori i vitit të kaluar. Ai ka lindur me një veshkë, e cila është totalisht jashtë funksionit. Ndërhyrja kirurgjikale, e cila do të kryhet të enjten, do të shpëtojë jetën e varur në fije të perit të djaloshit 13-vjeçar.

Ky lajm është publikuar: 07/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›