LSI: “Pronat, dështimi më i madh i Qeverisë”
Autori i Lajmit: red.
Çështja e pronave është dështimi më i madh i Qeverisë. Ky pohim është bërë dje nga kryetari i Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, Edmond Haxhinasto. Sipas tij, zgjidhja e kësaj çështjeje kushtëzon gjithë politikat e tjera sektoriale, zhvillimin e bujqësisë, turizmin, infrastrukturën, dhe veçanërisht kushtëzon tërheqjen e investimeve të huaja. Duke mbështetur në këtë mënyrë deklaratën e bërë dy ditë më parë nga KE, Haxhinasto tha se, pavarësisht asistencës në projekte strategjike të shumta në këtë sektor, që kanë angazhuar partnerë ndërkombëtarë e agjenci të specializuara, Bankën Botërore, USAID, Misionin Euralius, etj, Qeveria Berisha nuk ka një vizion e një strategji të integruar që t i japë përfundimisht zgjidhje kësaj çështjeje në Shqipëri. Ai shtoi se për LSI zgjidhja e çështjes së pronësisë është prioritet i programit të saj.
Ky lajm është publikuar: 07/02/2009