Spanja pro Shqipërisë në BE dhe liberalizimit të vizave
Autori i Lajmit: red.
Ministri i Jashtëm i Spanjës, Miguel Angel Moratinos, vendi i të cilit merr Presidencën e BE-së për periudhën janar-qershor 2010, ka shprehur mbështetjen e plotë dhe pa rezerva për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe hapat konkrete që po ndërmerren në këtë drejtim. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Lulzim Basha, pjesëmarrës në Ministerialin e Romës për Reformën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që u zhvillua nga data 4-5 shkurt, zhvilloi takime me disa homologë të tij, mes të cilëve dhe ai spanjoll. Zyra e shtypit pranë Ministrisë së Jashtme bëri të ditur dje se Basha dhe homologu i tij spanjoll diskutuan mbi zhvillimet në rajon dhe procesin e integrimit evropian. Ministri Basha theksoi konsolidimin e reformave dhe hapat e mëtejshëm në drejtim të integrimit evropian të vendit, duke kërkuar në këtë kuadër mbështetjen e Spanjës e cila merr Presidencën e BE-së në periudhën janar-qershor 2010. Ministri Basha e ftoi homologun spanjoll për një vizitë në Tiranë. Gjatë punimeve të Ministerialit u zhvillua një takim mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë, Kroacisë, Spanjës, Bosnje-Hercegovinës dhe Malit të Zi, ku u diskutua për organizimin e një aktiviteti rajonal në kuadër të Aleancës së Civilizimeve. Ky aktivitet do të mbahet në Sarajevë. Ministri i Jashtëm portugez, Louis Amado, pasi vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Portugalisë, e informoi ministrin Basha se Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentin portugez mori dje në shqyrtim dhe miratoi Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, i cili do t i përcillet brenda një kohe shumë të shkurtër Parlamentit portugez për ratifikim në seancë plenare. Duke shprehur vlerësimin e tij për reformat e guximshme dhe ndryshimet pozitive në Shqipëri, Amado shprehur mbështetjen e plotë të Portugalisë për ecjen përpara në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Në këtë kuadër, ministri i Jashtëm portugez, shprehu mbështetjen e plotë për aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE dhe, duke iu referuar përvojës së integrimit në BE të Portugalisë dhe vendeve të tjera. Ai theksoi se procesi i integrimit evropian mbart vlera stabilizuese dhe nxitëse për vetë vendin si dhe për rajonin e Evropës Juglindore. Po kështu, gjatë takimit, u dha mbështetje e plotë për procesin e liberalizimit të vizave në funksion të lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë në hapësirën “Shengen”.
Ky lajm është publikuar: 07/02/2009