"Politikat e epokës së Bushit për luftën në Irak duhet të hetohen"
Ish-komandanti i trupave
amerikane në Irak që dha
dorëheqjen pas plasjes së skandalit
të burgut të Abu Ghaib ka
bërë thirrje për ngritjen e një
komisioni të së vërtetës që do
të hetojë politikat e ndërmarra
në periudhën e administratës
së Bushit që mundësuan edhe
abuzimin dhe marrjet e dyshimta
në pyetje të të dyshuarve për terrorizëm.
"Mekanizmat përgjegjës
për vendosjen e personave në
pozicione llogaridhënëse kanë
humbur besueshmërinë e tyre
te ne dhe ndaj tyre ekziston një
mosbesim i madh. Një komision
i së vërtetës do të ishte rruga e
vetme për t‘i vënë gjërat në vend",
ka bërë të ditur gjenerallejtënanti
në pension, Rikardo Sançez, gjatë
një interviste televizive dhënë
për CNN. Sipas tij, lufta e Irakut
ishte një luftë plot me dështime
personale dhe institucionale si
në ekzekutimin konfl iktit, ashtu
edhe për sa u përket taktikave të
marrjes në pyetje dhe politikave
që vinin nga Uashingtoni për t‘u
zbatuar në terren". Sançez ishte
përgjegjës për operacionet luftarake
nga viti 2003 deri në vitin
2004 dhe ka qenë vazhdimisht
një nga kritikuesit më të ashpër
të luftës në Irak. Vitin 2007 ai e
quajti "një ankth pa fund". Ai
është kritikuar, sepse situatat
e turpshme në burgun e Abu
Ghrabit ndodhën gjatë periudhës
kur ai ishte në drejtimin e gjërave.
Por një hetim që pasoi skandalin
e nxori të pafajshëm Sançez dhe
disa zyrtarë të tjerë, por skandali
kishte bërë të vetën dhe gjenerali
vendosi që të linte detyrën pas 3
dhjetëvjeçarësh në ushtri. "Fakti
është se pavarësisht se unë jam
i pafajshëm për atë që ndodhi
në burgje emri im është dhe do
të jetë i lidhur gjithmonë me
skandalin. Por kjo nuk më mërzit
aspak. Tashmë jam mësuar të
jetoj me këtë barrë, por njëherazi
unë jetoj edhe me faktin, që siç
e thashë më lart, nuk kam bërë
kurrë kompromise me integritetin
tim gjatë gjithë periudhës
që kam qenë në shërbim". Sipas
dokumenteve dhe urdhrave të
ndryshëm të administratës së
Bushit që kanë dalë prillin e
kaluar, zyrtarë të kësaj administrate
kanë autorizuar përdorimin
e taktikave të dhunshme ndaj të
dyshuarve për terrorizëm. Në to
thuhet edhe se për këto kishte dijeni
edhe ish-sekretari Amerikan
i Mbrojtjes, Ramsfeld, madje ai
kishte dhënë bekimin e tij.
amerikane në Irak që dha
dorëheqjen pas plasjes së skandalit
të burgut të Abu Ghaib ka
bërë thirrje për ngritjen e një
komisioni të së vërtetës që do
të hetojë politikat e ndërmarra
në periudhën e administratës
së Bushit që mundësuan edhe
abuzimin dhe marrjet e dyshimta
në pyetje të të dyshuarve për terrorizëm.
"Mekanizmat përgjegjës
për vendosjen e personave në
pozicione llogaridhënëse kanë
humbur besueshmërinë e tyre
te ne dhe ndaj tyre ekziston një
mosbesim i madh. Një komision
i së vërtetës do të ishte rruga e
vetme për t‘i vënë gjërat në vend",
ka bërë të ditur gjenerallejtënanti
në pension, Rikardo Sançez, gjatë
një interviste televizive dhënë
për CNN. Sipas tij, lufta e Irakut
ishte një luftë plot me dështime
personale dhe institucionale si
në ekzekutimin konfl iktit, ashtu
edhe për sa u përket taktikave të
marrjes në pyetje dhe politikave
që vinin nga Uashingtoni për t‘u
zbatuar në terren". Sançez ishte
përgjegjës për operacionet luftarake
nga viti 2003 deri në vitin
2004 dhe ka qenë vazhdimisht
një nga kritikuesit më të ashpër
të luftës në Irak. Vitin 2007 ai e
quajti "një ankth pa fund". Ai
është kritikuar, sepse situatat
e turpshme në burgun e Abu
Ghrabit ndodhën gjatë periudhës
kur ai ishte në drejtimin e gjërave.
Por një hetim që pasoi skandalin
e nxori të pafajshëm Sançez dhe
disa zyrtarë të tjerë, por skandali
kishte bërë të vetën dhe gjenerali
vendosi që të linte detyrën pas 3
dhjetëvjeçarësh në ushtri. "Fakti
është se pavarësisht se unë jam
i pafajshëm për atë që ndodhi
në burgje emri im është dhe do
të jetë i lidhur gjithmonë me
skandalin. Por kjo nuk më mërzit
aspak. Tashmë jam mësuar të
jetoj me këtë barrë, por njëherazi
unë jetoj edhe me faktin, që siç
e thashë më lart, nuk kam bërë
kurrë kompromise me integritetin
tim gjatë gjithë periudhës
që kam qenë në shërbim". Sipas
dokumenteve dhe urdhrave të
ndryshëm të administratës së
Bushit që kanë dalë prillin e
kaluar, zyrtarë të kësaj administrate
kanë autorizuar përdorimin
e taktikave të dhunshme ndaj të
dyshuarve për terrorizëm. Në to
thuhet edhe se për këto kishte dijeni
edhe ish-sekretari Amerikan
i Mbrojtjes, Ramsfeld, madje ai
kishte dhënë bekimin e tij.