"E shoh me dyshim pushtetin e Fed dhe Bankës së Anglisë"
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në
një lëvizje që ka rënë ndesh me protokollin
ka ndërmarrë një sulm verbal kundër bankave
qendrore. Sipas saj ato reaguan më
shumë se ç‘duhej ndaj krizës
fi nanciare dhe se masat që
morën si kundërpërgjigje
mund të kenë hedhur bazat
për trazira të tjera fi nanciare
në vitet në vijim. "Unë e shoh
me shumë mosbesim pushtetin
e Rezervës Federale
për shembull, dhe atë se si
brenda Evropës, Banka e Anglisë
ka mundur që të krijojë
dhe të operojë me linjën e saj
personale", deklaroi Kancelarja gjermane
në Berlin në lidhje me bankat qendrore të
Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë
së Madhe. "Ne duhet që t‘i rikthehemi
të gjithë së bashku politikës së një banke
qendrore të pavarur, si dhe një politike të
arsyes, përndryshe do të ndodhemi në të
njëjtën situatë krize edhe pas 10 vitesh".
Merkel mbajti një qëndrim kritik edhe ndaj
Bankës Qendrore Evropiane në Frankfurt
(ECB) që dje ka nisur një takim dyditor për
të diskutuar, kryesisht detajet
e një plani të shpallur një muaj
më parë në lidhje me blerjen e
60 miliardë eurove të bonove
të mbuluara nga bankat që
ndodhen në vështirësi fi nanciare.
"Banka Qendrore Evropiane
iu nënshtrua disi presionit
ndërkombëtar për blerjen
e bonove të mbuluara", tha
Merkel. Komentet u bënë
gjatë një fjalimi të Kancelares
gjermane në prag të mbledhjes së bordit të
Bankës Evropiane dhe disa ditë nga mbajtja
e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. Ato
janë shprehje e shqetësimit që kanë shumë
gjermanë në lidhje me rrezikun e shtimit të
infl acionit, apo hiperinfl acionit që karakterizuan
Republikën e Vajmarit në vitin 1920.