E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ,PD: Të zëvendësohet Muhoi LSI, Rama: Antikushtetuese

Të tjera rreth shkrimit Halimi:Anëtari i LSI t’i kalojë së djathtës April 10, 2013 April 10, 2013 TIRANE- Komisioni i Ligjeve nis diskutimin e kërkesës për lirimin nga detyra të anëtarit të KQZ-së, përfaqësues i LSI-së Ilirjan Muho.

Kërkesa është bërë nga Partia Demokratike dhe i është drejtuar kryetares së Kuvendit. Në kërkesë kërkohet të nisë pa vonesë procedura e zëvendësimit të tij me një përfaqësues të mazhorancës.

Menjëherë ka reaguar dhe Edi Rama, i cili nëpërmjet rrjetit social Twitter shkruan  "Prekja e KQZ me dhune antikushtetuese tregon se c'regjim do shporrim ne 23 qershor e cfare paniku e ka mberthyer Saliun ne vetmine e madhe!"

Edhe PR si partia e dytë e maxhorancës kërkoi të përfaqësohet në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor si dhe ato të qendrave të votimit. Pas largimit të LSI-së nga koalicioni qeverisës, PR pretendon zërë vendin e kësaj force në trupën zgjedhore të nivelit të dytë e të tretë.

Prekja e KQZ me dhune antikushtetuese tregon se c'regjim do shporrim ne 23 qershor e cfare paniku e ka mberthyer Saliun ne vetmine e madhe!

— Edi Rama (@ediramaal) April 10, 2013
Asgje s'e shpeton pushtetin e partise familjare te Saliut,prekja e KQZ rrenon ende me shume institucionin e zgjedhjeve dhe imazhin e vendit!

Asgje s'e shpeton pushtetin e partise familjare te Saliut,prekja e KQZ rrenon ende me shume institucionin e zgjedhjeve dhe imazhin e vendit!

— Edi Rama (@ediramaal) April 10, 2013

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›