PD shmang nismën e ambasadës amerikane për debatet elektorale mes partive
Partia Demokratike ka vendosur të shmangë nismën e ambasadës amerikane, e cila ka vendosur të zhvillojë disa debate për fushatën elektorale mes forumeve rinore të partive kryesore në Shqipëri.
Debati i parë është zhvilluar dy ditë më parë në Shkodër dhe në të nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e PD-së, por vetëm ata të PS-së, LSI-së dhe FRD-së. Temë diskutimi ka qenë arsimi dhe punësimi.
PD, sipas Shqip, nuk do të marrë pjesë as në debatin që pritet të zhvillohet në Fier për korrupsionin, ndërsa ka pranuar të marrë pjesë vetëm në debatin e fundit që do të zhvillohet në Tiranë, ku do të flitet për integrimin. Një temë e preferuar për demokratët, të cilën e kanë kthyer në një refren akuzues ndaj opozitës, si bllokuese të integrimit./b.l