KQZ:Partitë, të dorëzojnë emrat për KZAZ-në
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka bërë sot thirrje partive politike që të dorëzojnë pranë këtij komisioni emrat e anëtarëve të propozuar për Komisionin Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ). Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani i ka kërkuar Partisë Socialiste dhe Partisë Republikane, që të dorëzojnë sa më parë emrat e propozuar prej tyre për në këto komisione. KQZ bën të ditur se brenda 27 marsit, duhet të bëhet përzgjedhja për anëtarët e komisioneve zonale. Sipas Ristanit, PS-ja dhe PR-ja kanë shkelur afatet kohore për propozimet e tyre, pasi afati i fundit ishte data 13 mars. Ai shtoi se pa konstituimin e këtyre komisioneve nuk mund të nisë puna për përgatitjen e zgjedhjeve.