KRIZA FINANCIARE Rehn: “Në maj, gati ndihmën për Greqinë”
Autori i Lajmit: Redaksia
“Jemi të gatshëm të aktivizojmë sa më shpejt që të jetë e mundur mekanizmin ndihmës për Greqinë, brenda fillimit të muajit maj. Kështu ka deklaruar komisioneri për çështjet monetare në Bashkimin Evropian, Olli Rehn, në Samitin e G-20.
Sipas Rehnit, është esenciale që Greqia të veprojë dhe të vërë në funksion mekanizmin dhe programin ndihmës për një periudhë 3-vjeçare. Ndërsa ministri italian i Financave, Tremonti, tha se “nëse shtëpia e fqinjit digjet, nuk mund të rrish duarkryq”. Ndërkaq, dje kryeministri grek, Jorgos Papandreu, deklaroi nga ishulli i Kastelorizos, se duke mos pasur asnjë rrugëdalje përballë situatës së vështirë ekonomike dhe spekulimit të tregjeve financiare, vendi duhej të kërkonte përfundimisht ndihmë nga BE-ja dhe FMN-ja. Vendimi i kryeministrit grek shihet me skepticizëm nga qytetarët. Para këtij vendimi, pothuajse pjesa më e madhe e sektorëve publikë dhe privatë në Greqi u përfshinë në një grevë 2-ditore që kundërshtonte masat e rrepta ekonomike që ka ndërmarrë qeveria e Papandreut për të nxjerrë vendin nga kriza.
Ndihma
FMN-ja, e cila ka premtuar të veprojë menjëherë në rast se Greqia kërkon ndihmë financiare, mendohet se do ti kërkojë Athinës që të marrë masa më të ashpra, gjë që do të sjellë greva dhe protesta të mëtejshme. Në Greqi përfshirja e FMN-së ka krijuar zemëratë në popull, dhe opozita për pranimin e këtij borxhi të madh është duke u rritur. Ministri grek i Financës, George Papakonstantinou, është takuar me shefin e FMN-së, Dominique Strauss-Kahn, si dhe me komisionerin e BE-së për ekonominë, Olli Rehnin. Të premten, Greqia i kërkoi BE-së dhe FMN-së aktivizimin e borxhit. Ndërkohë, ministrat e Financave të 20 ekonomive më të mëdha kanë thënë se me gjithë problemet ekonomike me të cilat përballet Greqia, ekonomia globale po dilte nga recesioni më i rëndë në dekada, shumë më shpejt seç pritej. Pas bisedimeve në Uashington, ato thanë se ky rikuperim i shpejtë ishte pjesërisht falë shumave të mëdha monetare që vetë qeveritë kishin futur në ndihmë të ekonomive të tyre.
Norma e interesit
Sipas zëdhënësit të qeverisë greke, nëse kjo pako do të hapet, atëherë Greqia do të merrte nga FMN një kredi me normë interesi 8 %, e cila fillimisht u dukë e lartë për përfaqësuesit grekë. Një normë më të vogël interesi kanë vendosur shtetet e eurozonës, të cilat e kanë çuar atë deri në 5 %. Franca është treguar e gatshme ti japë Greqisë një shumë prej 3.9 miliardë euro nga 6.3 miliardë që ka parashikuar të kontribuojë gjithsej në planin e BE-së. Shifra cilësohet në projektbuxhetin suplementar të vitit 2010, prezantuar në Këshillin e Ministrave. Ndërkaq në Athinë ka nisur një grevë 48-orëshe duke paralizuar disa sektorë. Mjekët e spitaleve në Athinë dhe në Pire nisin sot grevën 48-orëshe në shenjë të protestës kundër uljes së pagave të tyre si pasojë e masave antikrizë të Qeverisë. Për shkak të grevës, spitalet do të pranojnë vetëm raste urgjente. Në grevë janë dhe punonjësit e përfshirë në sindikatën komuniste Pame.
Veber: “Kriza greke rrezikon përhapjen”
Guvernatori i Bankës Qendrore gjermane, Axel Veber, deklaroi dje se rreziku i përhapjes së krizës greke është rritur mjaft dhe se një numër i madh vendesh kanë ende deficite mjaft të larta. Ky ishte komenti i parë i Veberit pas lajmit se Greqia kishte kërkuar ndihmë urgjente financiare nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar për daljen nga kriza. "Rreziku është rritur mjaft javët e fundit",- tha Veber, i cili është anëtar i këshillit drejtues të Bankës Qendrore Evropiane, para fillimit të takimit të G-20-ës në Uashington.
Sindikatat paralajmërojnë greva të tjera
Sindikatat greke kanë njoftuar greva të reja dhe mitingje pas kërkesës për ndihma që qeveria Papandreu i bëri BE-së dhe FMN-së. Lajmin e bëjnë të ditur mediat greke, sipas të cilave, më 27 prill është parashikuar një protestë e re, ndërsa në ditët e para të muajit maj një greve e re e përgjithshme. Qeveria e kryeministrit Jorgo Papandreu pranoi ndihmat e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar duke premtuar si shkëmbim shkurtimin e shpenzimeve publike. Ndërkohë, komisioneri i BE për Çështjet Monetare, Olli Rehn, ka deklaruar se mekanizmi i ndihmave për Greqinë do të aktivizohet me shpejtësi, brenda fillimit të muajit maj.
Ky lajm është publikuar: 25/04/2010