E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xibri: “Protesta më 1 Maj, për “arritjet” e Berishës”

Autori i Lajmit: Redaksia

Kreu i Sindikatës së Minatorëve, Fiqiri Xibri, ka deklaruar se minatorët do të jenë në shesh më 1 Maj, por jo për të festuar arritjet me Berishën, por siç u shpreh ai, për premtimet e pambajtura të kësaj qeverie. “Është mjaft e habitshme kur dëgjon zëra siç është ai i kryeministrit për të bërë festime më 1 Maj, apo zëri i sindikatave të vdekura të Bashkimit të Sindikatave që thonë se do të protestojnë, kur pikërisht këto kanë qenë pjesë e qeverisë dhe kanë festuar më 1 Maj gjithmonë”,– deklaron Xibri. Xibri ka nënvizuar se minatorë janë të gatshëm tu shkojnë deri në fund qëllimeve të tyre, ndërsa ka shtuar se aty ku do të jetë qeveria për të festuar, do të jenë edhe minatorët për të protestuar.

Ky lajm është publikuar: 25/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›