Maqedoni Bie fluksi i udhëtimeve drejt Evropës
Autori i Lajmit: Redaksia
Agjencitë turistike theksojnë se nuk ka ndryshim të numrit të udhëtarëve që shkojnë drejt Evropës, edhe në këtë sezon të hapjes së punës. Derisa në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit po qarkullojnë informacione se gjoja ka filluar largimi masiv i të rinjve drejt vendeve evroperëndimore për të gjetur punë apo strehim të përkohshëm, agjencitë turistike e theksojnë të kundërtën. Agjencia turistike “Euro travel” ka bërë të ditur se duke filluar nga Struga e deri në Kumanovë nuk ka ndryshim të madh të numrit të udhëtarëve gjatë këtyre dy muajve të fundit. “Deri tani të gjitha rastet janë vizita familjare, me përjashtime për punë apo aktivitete tjera. Nga agjencia jonë brenda një muaji kanë udhëtuar 150 veta me autobusë dhe një pjesë me aeroplanë”,- ka theksuar Memetali Memetaliu, nga kompania “Euro Travel”. Durmish Behluli nga agjencia turistike “Durmo Tours” po ashtu mohon spekulimet se ka ikje masive të familjeve dhe të të rinjve në këtë sezon drejt vendeve të BE-së. “Nuk ka indikacione të tilla, por vetëm si zakonisht ka udhëtime të atyre që shkojnë për vizita dhe ata që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit”,- ka theksuar Durmish Behluli. Edhe nga “Arbesa Turist” japin vlerësimet dhe informacionet e njëjta. “Numri i pasagjerëve nga agjencia ime rrotullohet rreth 60 veta dhe 90 për qind prej tyre kanë udhëtuar me aeroplan. Nuk mund të them se është shqetësuese, pasi udhëtarët që i janë drejtuar agjencisë sonë, kanë qenë të vetëdijshëm, kanë bërë një vizitë të shkurtër edhe janë kthyer përsëri në vend”,- ka theksuar Lulzim Ramadani nga “Arbesa Turist”. Pronarët e agjencive turistike nuk pajtohen me këto pohime se gjoja po braktiset masivisht vendi nga të rinjtë dhe familje që shkojnë drejt vendeve perëndimore.
Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, prioritet i SHBA
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Miloshoski, në margjinat e takimit të NATO-s dhe vendeve të cilat nuk janë anëtare të Aleancës, por që marrin pjesë në misionet në Afganistan, sot në Talin ka realizuar një takim të shkurtër me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hilari Klinton. Pas takimit, Milososhki deklaroi se e ka njoftuar Klintonin për ndodhitë më të reja dhe iniciativat e Maqedonisë, për krijimin e një klime më të mirë për tejkalimin e kontestit me Greqinë, rreth emrit. Sipas Miloshoskit, diplomatja amerikane, ka theksuar se prioritet i SHBA-ve është anëtarësimi sa më i shpejtë i Maqedonisë dhe i vendeve të tjera të këtij rajoni në Aleancën e NATO-s.
Ky lajm është publikuar: 25/04/2010