KRRT “0k” për 34 sheshe në Tiranë
• Këshilli i Rregullimit të Territorit miratoi dje pjesën më të madhe të kërkesave të shqyrtuara në rendin e ditës.zirina llambroMorën “Ok” një sërë projektesh të propozuara nga Bashkia e Tiranës, si dhe një numër i konsiderueshëm lejesh për shesh ndërtimi, leje ndërtimi dhe legalizimi të paraqitura nga qytetarë dhe subjekte të ndryshme. Në total ishin 79 kërkesa, prej të cilave 15 projekte të drejtorive të Bashkisë së Tiranës, 34 sheshe ndërtimi, 23 leje ndërtimi, ndërsa pjesa tjetër legalizime të miratuara. Mbledhja nuk u karakterizua nga debate të ashpra ndonëse zgjati për orë të tëra. Pas shqyrtimit të të gjitha projekteve, ndryshimeve në disa prej tyre dhe diskutimeve mes anëtarëve mbledhja përfundoi në orën 20.00 të mbrëmjes. Sa i përket komunitetit KRRT-ja miratoi studimin urbanistik pjesor për banesa sociale, me investitor Bashkinë e Tiranës, në zonën që kufizohet nga rruga “Ali Demi”, Lumi i Lanës dhe një rrugë e parashikuar në planin rregullues (zona e ish-Uzinës Fonder-Mek, ish-Kombinati i Autotraktorëve). Do të vihet në zbatim gjithashtu projekti i rikualifikimit urban të sheshit “Shtraus” dhe trajtimin e fasadave të dy rrugëve lidhëse deri në kryqëzimin me unazën. U miratua projekti për rikualifikimin urban të sheshit te “21 Dhjetori”. Një tjetër projekt i bashkisë të cilit ju ndez drita jeshile për zbatim është ai teknik për rikualifikimin urban të sheshit në Kombinat. Ndërkaq u miratuan projekti teknik për rikualifikimin urban të terreneve sportive në rrugën “Ali Demi” dhe projekti i zbatimit të urës tek Shkolla Teknologjike, kërkuar nga Drejtoria e Planifikimit Urban. Do të vihet në zbatim projekti për punime të urbanizimit parësor në Laprakë, financuar nga “Kooperacioni Italian”. Anëtarët e KRRT votuan pro projektit të zbatimit për infrastrukturën e rrjetit rrugor të bllokut nr.40, (Blloku kufizohet nga rrugët “Luigj Gurakuqi”, “Punëtorët e Rilindjes”, “Tefta Tashko”, “Fadil Rada” dhe bulevardi “Zhan D’Ark”. Ndërkaq “Ok” mori edhe projekti i zbatimit për infrastrukturën e rrjetit rrugor të bllokut nr.22, (Blloku kufizohet nga Rruga e Kavajës, “Muhamet Gjollesha”, “Irfan Tomini” dhe bulevardi “Zhan D’Ark”). Do të nisë nga puna edhe zbatimi i projektit për infrastrukturën e rrjetit rrugor të bllokut nr.17, (Blloku kufizohet nga Rruga e Durrësit, “Mine Peza” dhe unaza) dhe projekti i zbatimit për infrastrukturën e rrjetit rrugor të bllokut nr.29, (Blloku kufizohet nga rrugët “Llambi Bonata”, “Petraq Lika” dhe “Haki Stërmilli”). Në mbledhjen e djeshme KRRT-ja miratoi rishikimin e projektit të Unazës së Madhe, si dhe u miratua kërkesa për ndryshimin e projektit të zbatimit të rrugës “Ismail Qemali”. Një tjetër kërkesë që u miratua është edhe ajo për ndryshimin e projektit të zbatimit të urës në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, kërkuar nga Drejtoria e Menaxhimit të Shërbimeve të Infrastrukturës.kerkesat e shqyrtuara dje ne mbledhjeKërkesë për shesh ndërtimi për objekt 5, 7, 8, 9, 21 dhe 24 katësh, Rruga e KavajësKërkesë për shesh ndërtimi për objekt 8 katësh, rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”Kërkesë për shesh ndërtimi për godinën A 4 dhe 8 katësh dhe godinën B 1 dhe 9 katësh, rruga “Babë Rexha”Kërkesë për shesh ndërtimi për 3 objekte 9 katësh, Rruga e KavajësKërkesë për shesh ndërtimi për objekt 2, 7 dhe 9 katësh, Rruga e KavajësKërkesë për shesh ndërtimi për objekt 5, 6 dhe 8 katësh, rruga “Don Bosko”Kërkese për shesh ndërtimi për objekt 4, 6, 8 katësh dhe 9 katësh rruga “Qemal Stafa”Kërkesë për shesh ndërtimi për objekt 1, 5 dhe 7 katësh rruga “Selaudin Zorba”Kërkesë për shesh ndërtimi për objekt 5 dhe 7 kat, Rruga ElbasanitKërkese për shesh ndërtimi për objekt 6, 7 kat, rruga “Irfan Tomini”Kërkesë për shesh ndërtimi për objekt 6 dhe 8 kat, rruga “Haxhi Daliu”Kërkesë për shesh ndërtimi për objekt 1, 6, 7 dhe 9 kat, rruga “Qemal Stafa”Kërkesë për shesh ndërtimi për objekt 3, 7, 8 kat, rruga “5 Maji”Kërkesë për shesh ndërtimi për objekt 2, 6 dhe 7 kat, rruga “Beqir Luga”Kërkesë për shesh ndërtimi për objekt 3, 6 dhe 7 kat, rruga “Beqir Luga”Kërkesë për shesh ndërtimi për objekt 6 dhe 8 kat rruga “Zef Jubani”Kërkesë për shesh ndërtimi për objekt 7 kat, rruga “Mihal Grameno”Kërkesë për shesh ndërtimi për objekt 5, 6, 7 dhe 8 kat, rruga “Jordan Misja”Kërkesë për shesh ndërtimi për objekt 5 dhe 7 kat, rruga “Ali Visha”Kërkesë për shesh ndërtimi për objekt 6 kat, rruga “Emin Erizaj”Kërkesë për shesh ndërtimi për objekt 3 dhe 8 kat, rruga “Don Bosko”Kërkesë për shesh ndërtimi për objekt 5, 7 dhe 9 kat, rruga “Ali Demi”Kërkesë për shesh ndërtimi për 2 objekte 2, 6, 8 dhe 9 kat, rruga “Siri Kodra”Kërkesë për shesh ndërtimi për objekt 3, 6 dhe 9 kat, Rruga e DurrësitKërkesë për shesh ndërtimi për objekt 6 dhe 7 kat rruga “Don Bosko”Kërkesë për shesh ndërtimi për objekt 2, 4, 5 dhe 6 kat, rr. “Themistokli Gërmenji”Kërkesë për shesh ndërtimi për objekt 6 kat rr. “Sali Nivica”Kërkesë për shesh ndërtimi për objekt 6 kat rruga e Fabrikës së QelqitKërkesë për shesh ndërtimi për objekt, rruga “Selaudin Zorba”Kërkesë për shesh ndërtimi për objekt 2, 5 dhe 7 kat, rruga “Edit Durham”Kërkesë për shesh ndërtimi për objekt 2 dhe 7 kat, rruga “Qemal Stafa”Kërkesë për shesh ndërtimi për objekt 1 dhe 2 kat, rruga Bregu i LumitKërkesë për shesh ndërtimi për objekt 3 dhe 4 kat, rruga “Dudi”Kërkesë për shesh ndërtimi për 2 objekte 1 dhe 10 kat dhe 12 kat, rruga ish-Fusha e Aviacionit CivilKërkesë për leje ndërtimi për pikë karburanti Rruga e KavajësKërkesë për leje ndërtimi për objekt 1, 6 dhe 9 kat, Rruga e KavajësKërkesë për lejë ndërtimi për objekt 9 kat Rruga e KavajësKërkesë për leje ndërtimi për objekt 2, 6, 7, 8 dhe 9 kat rruga “Mëzez”Kërkesë për leje ndërtimi për objekt 5 dhe 7 kat rruga “Mujo Ulqinaku”Kërkesë për leje ndërtimi për objekt 2, 8 dhe 9 kat, rruga “Qemal Stafa”Kërkesë për leje ndërtimi për objekt 6 dhe 8 kat rruga “Don Bosko”Kërkesë për leje ndërtimi për objekt 6 dhe 8 kat rruga “Don Bosko”Kërkesë për leje ndërtimi për objekt 1,12 dhe 13 kat rruga “Jordan Misja”Kërkesë për leje ndërtimi për objekt 3 dhe 5 kat rruga “Muhamet Gjollesha”Kërkesë për lejë ndërtimi për objekt 5, 6 dhe 8 kat rruga “Bardhyl”Kërkesë për leje ndërtimi për objekt 6 dhe 7 kat rruga “Frosin Plaku”Kërkesë për leje ndërtimi për objekt 5, 7 dhe 9 kat, rruga “Frosina Plaku”Kërkesë për leje ndërtimi për objekt 6,8 dhe 9 kat rruga “Karl Gega”Kërkesë për leje ndërtimi për objekt 5,6,7 dhe 9 kat rruga “Zonja Curre”Kërkesë për leje ndërtimi për dy objekte 2 dhe 6 kat rruga “Shemsi Haka”Kërkesë për leje ndërtimi për dy objekte 2 dhe 6 kat rruga “Shemsi Haka”Kërkesë për leje rikonfirmim sheshi dhe leje ndërtimi për objekt 6 kat rruga “Idriz Dollaku”Kërkesë për rikonfirmim sheshi dhe leje ndërtimi për objekt 6 kat rruga “Iriz Dollaku’Kërkesë për rikonfirmim të sheshit dhe leje ndërtimi për objekt 3, 6 dhe 7 kat rruga “Niko Avrami”Kërkesë për rikonfirmim sheshi dhe leje ndërtimi për objekt 5 dhe 7 kat rruga “Ramazan Shijaku”Kërkesë për leje ndërtimi për shtesë kati dhe nën çati rruga “Qemal Stafa”Kërkesë për leje ndërtimi për rikonstruksionin e godinës së institut të sigurimeve të kujdesit shëndetësor, rruga “Sami Frashëri”Kërkesë për ndryshim të destinacioni të kateve nga banesë në klinikë rruga “Nikolla Lena”Kërkesë për ndryshim të planvendosjes të sheshit të ndërtimit dhe të planti të sistemimeve të jashtme rruga “Ali Demi”Kërkesë për miratim të ndryshimeve në fasadë, rruga “Dora Distria”Kërkesë për legalizimin e shtesave, rruga “Budi”Kërkesë për legalizimin e shtesave, rruga “Bue Shpata”Kërkesë për legalizim të shtesave, rruga “Siri Kodra”Bashkia: Jemi të hapur me mediatNë mbledhjen e ditës së premte të Këshillit Bashkiak mediat nuk u lejuan të futeshin në sallë si zakonisht. Dy ditë më parë kryetari i Këshillit Bashkiak,Sokol Dervishaj, deklaroi lidhur me këtë incident. “Dua të ngre një shqetësim, i cili besoj është edhe i një pjese të mirë të anëtarëve të këtij këshilli. Ditën e premte mediat janë lënë pas dere dhe nuk janë lejuar të hyjnë në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak. Kjo është e patolerueshme, pasi nuk ka asnjë motiv të ndodhë. Ne jemi një strukturë e hapur, të shpresojmë që incidente të tilla të mos përsëriten më”, tha Dervishaj. Pas kësaj deklarate të publikuar nga gazeta, ka reaguar Bashkia e Tiranës. “Informimi, transparenca dhe gjithpërfshirja, janë parime të qëndrueshme dhe në themel të punës së përditshme të administratës së Bashkisë së Tiranës. Në mbështetje të këtyre parimeve të patjetërsueshme për institucionin, Bashkia e Tiranës ka qenë gjithmonë e kujdesshme për të pasur një mbulim sa më të plotë mediatik të aktiviteteve dhe nismave të ndërmarra prej saj. Bashkëpunimi i deritanishëm me median e shkruar dhe elektronike, ka dhënë një ndihmesë të çmuar në funksion të informimit në mënyrë sa më të shpejtë e transparente dhe përfshirjes sa më të madhe të qytetarëve në proceset vendimmarrëse. Mbledhja e Këshillit Bashkiak, si një nga ngjarjet më të rëndësishme vendimmarrëse në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe vetë institucionit, është zhvilluar gjithmonë me praninë e mediave. Në muajt e fundit Bashkia e Tiranës ka qenë e përfshirë në një proces të hapur komunikimi me publikun për një nga projektet më të rëndësishme për jetën e qytetarëve të Tiranës, buxhetin e vitit 2008. Si asnjëherë më parë, në hartimin e këtij buxheti janë përfshirë mijëra qytetarë, institucione, grupe interesi. Të gjitha mediat kanë përcjellë tek publiku i tyre pjesë të ndryshme të këtij procesi, jetësuar në 22 seanca konsultimesh, realizuar drejtpërsëdrejti nga kryetari i bashkisë dhe kryetarët e njësive bashkiake me qytetarët e 11 njësive bashkiake të Tiranës. Projekti i buxhetit 2008 është debatuar gjerësisht në komisionet e Këshillit Bashkiak. Mbledhja e datës 22 për projektbuxhetin, është zhvilluar me prani të mediave të shkruara dhe vizive gjatë gjithë diskutimeve e debateve, pjesë të të cilave shumë media i kanë pasqyruar. Bashkia e Tiranës, e konsideron komunikimin me mediat si një bashkëpunim të rëndësishëm dhe një urë shumë të mirë komunikimi në realizimin e qëllimit të përbashkët të të informuarit të publikut”.Pse KRRT-ja mblidhet me dyer të mbylluraBashkia ka sqaruar edhe arsyen pse KRRT-ja e Tiranës i ka zhvilluar me dyer të mbyllura seancat e saj. “Në mbështetje të ligjit nr. 8480, datë 27.05.1999, “Për funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, mbledhja e sotme e KRT-së është zhvilluar pa praninë e mediave. Mbledhja e KRT-së, si një organ kolegjial që nuk zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë, në bazë të nenit 9.1 të ligjit të mësipërm i zhvillon mbledhjet e saj pa praninë e mediave”, sqaron bashkia. Sipas këtij institucioni, në përfundim të mbledhjeve të KRT-së, Bashkia e Tiranës ka informuar publikun rreth vendimeve të bëra nga ky institucion.