Itali, operacioni “Eden”, në pranga shtatë shqiptarë
Shtatë shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Siena, ndërsa është sekuestruar edhe një sasi prej 12 kg drogë e llojit kokainë. Karabinierët italianë në operacionin “Eden” kanë shkatërruar ditën e djeshme një bandë shqiptare që merrej me trafikimin dhe shitjen e drogës. Sipas policisë, vlera e drogës kapte shifrën e rreth 2 milionë eurove.
Grupi shiste kokainë në një rajon të gjerë në Itali që përfshinte Toskanën, Emilia Romanjën dhe Umbrian. Veç 12 kg kokainë, policia sekuestroi një pistoletë që e përdorte kreu i bandës, 30 mijë euro. Dy persona pjesë e të njëjtit rrjet ishin arrestuar që në 10 tetor të këtij viti me rreth 500 gramë kokainë. Policia vazhdon hetimet prej disa muajsh me përgjime telefonike dhe ka zbuluar që banda ka kontakte të dendura edhe në nivel ndërkombëtar.
Sipas hetuesve italianë, të arrestuarit janë të moshës 20 deri 44 vjeç. Ata në Itali ishin studentë ose punonin si tregtarë ose punëtorë. Por duket se përveç kësaj, ata kishin një tjetër mënyrë shumë fitimprurëse për të bërë para. Sipas hetuesve, banda kishte arritur që të siguronte një territor të mirë për të shitur drogë. Policia bën të ditur vetëm inicialet e kreut të bandës të cilat janë O. B., një student shqiptar ky, i cili studion për infermieri.
Në 10 tetorin e vitit të kaluar, ishin arrestuar në Bolonja edhe dy persona, anëtarë të kësaj bande. Ata u kapën nga karabinierët italianë, me 500 gramë kokainë. Pikërisht nga këto arrestime nisi edhe hetimi për këtë bandë. Pas gati një viti, policia arriti që të identifikonte dhe arrestonte anëtarët e tjerë të bandës, të cilët vepronin në Siena dhe zonën përreth. Përgjimet telefonike, ato në terren, kanë bërë që hetuesit italianë të zbulojnë bashkëpunëtorë të tjerë, dhe lidhjet e tjera të gjera të bandës në nivel ndërkombëtar. Të shtatë personat e arrestuar janë shoqëruar në burg, ku pritet të dalin përpara drejtësisë italiane me akuzat e trafikimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Studenti shqiptar, i cili sipas hetuesve italianë është edhe kryetari i grupit, do të mbajë edhe një akuzë tjetër, atë të armëmbajtjes pa leje.
Detaj
2 milionë euro ishte vlera e drogës së kapur nga karabinierët italianë
30 mijë euro ishte sasia e parave të sekuestruara gjatë arrestimit
Itali, operacioni “Shkodrani”, 10 shqiptarë të kërkuar
Para disa ditësh policia italiane shkatërroi një bandë italo-shqiptare e cila merrej me trafikun e drogës dhe vepronte në bashkëpunim të ngushtë me organizatën mafioze italiane “Ndrageta”. Në këtë bandë ishin të përfshirë edhe 10 shqiptarë, mes të cilëve këngëtarja e njohur Liljana Kondakçiu.
Guardia di Financa ndërmori një operacion në Kalabri dhe në zonat të tjera për arrestimin e 24 personave të akuzuar se janë pjesë e një organizate që drejtonte trafikun e drogës, të ardhur nga Shqipëria dhe me destinacion tregun italian dhe evropian. Sipas agjencisë së lajmeve ANSA organizata përbëhej nga italianë, shqiptarë, dhe rumunë të cilët operonin në bashkëpunim të ngushtë me Ndragetën. Prej vitesh, sipas akuzës, kishte ndërtuar një raport ekskluziviteti në furnizimin me lëndë narkotike që vinte nga Shqipëria. Sipas policisë italiane Maljari mund të mbështetej në raportin e fortë që kishte me familjen Smajli në qytetin e Shkodrës. Asnjë sasi droge që vinte nga Shqipëria nuk mund të futej në tregun kalabrez pa kaluar më parë nga Altomonte.