E Diel, 1 Nëntor 2026

KRRT-ja e Gjirokastrës bllokoi sot shembjen e kontrolluar të 12 banesave karakteristike

Këshilli i Rregullimit të Territori në Bashkinë e Gjirokastrës bllokoi gjatë mesditës së sotme shembjen e kontrolluar të 12 banesave monumentale të amortizuara, pohuan burime zyrtare nga Bashkia e qytetit. “Me dëshirën e mirë për të ruajtur vlerat e trashëgimisë kulturore dhe mundësinë e akordimit të fondeve nga buxheti i shtetit për restaurimin e tyre, specialistët e monumenteve të kulturës i kanë kërkuar anëtarëve të KRRT-së të bllokojnë zyrtarisht procesin e shembjes, kërkesë e cila u mor parasysh nga institucioni ynë”- thanë burimet e mësipërme. Në fillim të muajit dhjetor të vitit të kaluar, anëtarët e KRRT-së pranë bashkisë së qytetit të Gjirokastrës, miratuan me shumicë votash shembjen e 12 banesave monumentale, me justifikimin se rrezikonin jetën e banorëve. Lidhur me këtë vendim reaguan Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare dhe Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Qytetit Muze të Gjirokastrës, të cilët kërkuan anulimin e vendimit të KRRT-së.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›