E Shtunë, 31 Tetor 2026

KRRT-ja e Vlorës miraton 21 projekte publike

Vlorë- Këshilli i Rregullimit të Territorit të Vlorës ka miratuar sot 11 detyra projektimi dhe 10 leje ndërtimi për projekte publike.

Ndër projektet e paraqitura sot, të cilat kanë marrë të gjitha OK, kanë qenë ato të sistemimit të Unazës, rruga e plazhit të vjetër, një qendër shëndetësore, Muzeu Historik dhe disa ambjente shkollash.

Me cilësinë e kreut të KRRT-së, kryetari i bashkisë, Shpëtim Gjika tha se mbi 80% e 12 detyrave të studimit, do realizohen me fondet e bashkisë. Përfaqësues të zyrës së projektimit në drejtorinë e Urbanistikës në bashki kanë shpjeguar detaje nga projektet, si dhe përgjigjur interesimit të anëtarëve të KRRT.

Për disa nga projektet, një pjesë të mirë të të cilave e kanë kapur rikonstruksione rrugësh, janë lënë detyra e sugjerime, për kanalizimet e ujërave të zeza, sistemimin e ujërave të bardha e pjesë shtrimesh. Veç projekteve publike është miratuar edhe detyra e projektimit dhe studimi urban pjesor i Parkut Industrial të Vlorës, edhe ky me disa sugjerime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›