E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA-Japoni, përpjekje të reja për zgjidhjen e krizës

Shtetet e Bashkuara dhe Japonia kanë deklaruar projekte të reja për të dalë nga kriza financiare. Japonia thotë se është gati të derdh fonde shtetërore në bankat me probleme, ndërsa banka qendrore amerikane thotë se do të fillojë të blejë letrat komerciale për të ndihmuar kompanitë në vështirësi.

Ministri japonez i Financave tha sot se bankat e mëdha duhet të marrin të njëjtën ndihmë si bankat rajonale.

Në Uashington, Rezerva Federale miratoi sot një program të ri për të garantuar disa forma investimesh në banka me fondet e të cilave kompanitë blejnë materiale ose paguajnë punonjësit.

Sot në Strasburg të Francës, presidenti Nikola Sarkozi i bëri thirrje Kinës dhe Indisë të marrin pjesë në takimin botëror për të ristrukturuar sistemin financiar global.

Zoti Sarkozi u tha deputetëve evropianë se do ta përsërisë këtë ide gjatë takimit Azi-Evropë javën e ardhshme në Pekin.

Ndërkohë, ministri i jashtëm japonez tha se kryeministri Taro Aso dhe presidenti Xhorxh Bush kanë rënë dakord të punojnë për të arritur sukses në takimin e nivelit të lartë.(VOA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›