“Kriminelët një hapa para forcës së ndëshkimit“

09/04/2005 Përfaqësues të UNMIK takim me homologët në Durrës
DURRËS - Në Shqipëri dhe Kosovë burokracia shtetërore i ka dhënë hapësirë grupeve kriminale të jenë më të organizuar dhe në shumë raste të sfidojnë shtetin. Kjo është deklaruar në Durrës gjatë vizitës së realizuar nga një delegacion i UNMIK të kryesuar nga Deivid Morthi dhe takimit të tyre me krerët e lartë të Policisë së Shtetit në këtë Qark.
Delegacioni UNMIK
Delegacioni i huaj, që vepron në kuadër të policisë ndërkombëtare në Kosovë, ka pasur në përbërje të tij zëvendëskomandantin e policisë kufitare dhe dy oficerë madhorë të njësisë së policisë kufitare, të cilët gjatë qëndrimit të tyre në Durrës kanë deklaruar vullnetin e mirë të strukturave të rendit të Shqipërisë dhe Kosovës për të luftuar krimin.
Të huajt janë shprehur se ndëshkimi i rrjeteve kriminale, të cilët kanë shtrirje në shumë vende të rajonit do të mund të jenë efektiv vetëm nëse do të punohet për të thjeshtuar burokracinë administrative.
Gjatë takimit me kryekomisarin e Durrësit, delegacioni i UNMIK tha se kriminelët veprojnë në mënyrë shumë më të shpejtë sesa goditja e tyre nga strukturat e dy vendeve, duke bërë që grupet kriminale të jenë një hap më parë sesa forca e ndëshkimit. Fakti që porti i Durrësit është një ndër pikat kyçe të kalimit për në vendet e përtej Adriatikut ka shtyrë biseduesit të kërkojnë më shumë bashkëpunim dhe shkëmbim informacioni.
Policia e Durrësit
Vitin e kaluar në Durrës, sipas policisë bregdetare, janë ndaluar 156 shtetas kosovarë me dokumente të rreme, ndërsa u theksua se krimi ekonomik ka gjetur forma shumë të fshehta për të vepruar. Kryekomisari Bardhoci theksoi se pjesa më e madhe e kosovarëve të kapur me dokumente të jashtëligjshme janë viktima të grupeve kriminale që falsifikojnë e prodhojnë dokumente të jashtëligjshme. Drejtori i Policisë së Qarkut informoi përfaqësuesit e policisë ndërkombëtare të vendosur në Kosovë se gjatë tre muajve të parë të këtij viti është vërejtur rënie e aktivitetit të rrjeteve kriminale dhe rritje e forcës goditëse. Bardhoci u shpreh se përpilimi i Memorandumit të bashkëpunimit, i propozuar nga UNMIK për thjeshtimin e burokracive do të krijojë më shumë lehtësi për paralizimin e kriminalitetit.