Vapa e madhe, hiqet fotoja e Presidentit nga zyra e Ligjeve
Vapa e madhe dhe temperaturat e larta ka detyruar drejtuesit e Komisionit të Ligjeve të heqin kornizën me foto të Presidentit Bamir Topi nga muri ku ishte varur.
Shkak për heqjen e fotos është bërë vendosja e dy kondicionerëve në sallën e komisionit, e cila ka sjellë edhe largimin e fotos së kreut të shtetit. Korniza me foton e kreut të shtetit nuk ka qëndruar as një muaj varur në murin e maxhorancës, pasi vapa e madhe ka detyruar deputetët të “hakmerren” edhe ndaj Topit, për shkak të marrëdhënieve jo të mira me PD-në. Konflikti mes Presidentit dhe Kuvendit duket se është fokusuar edhe në Komisionin e Ligjeve, i cili sfidoi paraprakisht Topin, duke i rrëzuar pesë dekretet e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Deputetët e opozitës janë gjendur të habitur në lidhje me këtë fakt, duke aluduar se një gjë e tillë është për shkak të një “hakmarrje” politike ndaj njeriut që dikur ka qenë nënkryetari dhe kreu i grupit parlamentar të PD-së. Por, ironia ka zgjatur akoma më tej, kur fotoja e kreut të shtetit është vendosur përkrah një vazoje me lule, e cila linte një shije të keqe. Korniza ishte vendosur mbi raftin në fund të Komisionit të Ligjeve, mbi turrën e madhe të projektligjeve. Fotoja e kreut të shtetit ishte vendosur në të gjitha komisionet parlamentare. Në bazë të ligjit, të gjitha institucionet e administratës shtetërore, qendrore dhe lokale duhet të vendosin në qendër të zyrës foton e kreut të shtetit si kornizë. Jo shpeshherë janë zbatuar nga e titullarëve të institucioneve. Kjo gjë është vënë re edhe në kohën kur në postin e presidentit ishte Alfred Moisiu.