PS, ende pa kritere për Gjykatën e Lartë
Grupi i deputetëve socialistë nuk ka ende kriteret se çfarë duhet të plotësojnë kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë.
Mungesa e kryetarit socialist, i cili ndodhet prej tri ditësh në Bruksel, ka bërë që në selinë rozë të mungojë një diskutim rreth kësaj çështje. Por nëse Presidenti Topi ka vënë një afat për partitë politike që të paraqesin propozimet e tyre për kriteret e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, i cili përfundon në 30 qershor, socialistët mund të kenë përpiluar kriteret e tyre vetëm nga mesi i javës së ardhshme. Rama menjëherë pas kthimit të Edi Ramës nga Brukseli, do të largohet ditën e shtunë për në Athinë, ku do të organizohet një takim i Internacionales Socialiste. Por mësohet se socialistët jo domosdoshmërish do të dërgojnë tek Presidenti i Republikës kritere për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Burime pranë grupit parlamentar socialist pohojnë se nuk është e nevojshme dërgimi i kritereve, pasi kriteret për to janë të sanksionuara në Kushtetutë dhe Presidenti nuk bën gjë tjetër, vetëm se zbaton Kushtetutën e Shqipërisë.