KRRTRSH miraton Planin e Përgjithshëm Rregullues të qytetit të Fierit
Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë miratoi sot Planin e Përgjithshëm Rregullues të qytetit të Fierit. Kryeministri Berisha e cilësoi këtë plan si mjaft të rëndësishëm për qytetin e Fierit, në të cilin janë përfshirë specifikat sipas zonave të ndryshme të kërtij qyteti.
Kryeministri u shpreh se Plani i Përgjithshëm Rregullues i qytetit mbron qytetarët e Fierit nga babëzia e papërmbajtur, e cila përcakton fitimin si qëllimin absolut duke vënë të gjitha të tjerat në funksion të këtij qëllimi.
Ky plan, vijoi më tej Kryeministri, do të jetë Kushtetuta e qytetit të Fierit.
Kryeministri e vuri theksin në faktin se mungesa e planeve të tilla rregulluese po pengon ndërtimin.