E Diel, 1 Nëntor 2026

KRRTRSH miraton përcaktimin e kufijve për 65 zona informale në 8 qarqe të vendit, që përfshijnë 74 mijë familje me 310 mijë banorë


 
Kryeministri Berisha mori pjesë sot në mbledhjen e Këshillit  të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë, ku ndër të tjera u miratua përcaktimi i kufijve të zonave informale.
 
Në këtë mbledhje KRRTRSH vendosi përcaktimin e kufijve për 65 zona informale në qarqet kryesore të vendit, ndërkohë 50 zona të tjera pritet të shqyrtohen dhe miratohen brenda muajit nëntor.  
“Ne shqyrtojmë dhe miratojmë kufijtë për 65 zonat e para në një kohë që një numër i madh tjetër,  50 zona do të vijnë brenda nëntorit në Sekretarinë Teknike, e cila do t`i sjellë sa më shpejt për shqyrtim në KRRTRSH”, u shpreh Kryeministri Berisha.  
 
Gjatë fjalës së tij Kryeministri theksoi se sipërfaqja e ndërtimit në zonat informale zë një hapësirë prej 1900 hektarësh, dhe legalizimi i tyre do të çlirojë në tregun vendas rreth 2 miliardë lekë kapital që aktualisht është i ngrirë.
 
“Ne shqyrtojmë dhe miratojmë 65 zona informale të shtrira në 8 qarqe të mëdha të vendit që përfshijnë sipërfaqe rreth 8 mijë hektarë, afërsisht 80 mijë banesa, të cilat u përkasin më shumë se 74 mijë familjeve apo një popullate sipas çertifikateve të gjendjes civile prej 310 mijë banorë. Sipërfaqja e ndërtimit kati i parë i tyre pa rrethinat zë1900 hektarë dhe me një llogaritje minimale vendoset të hyjnë në tregun shqiptar pasuri prej rreth 2 miliardë dollarësh, të cilat rrinë të ngrira, kapital që nuk prodhon kapital”, deklaroi Kryeministri.  
 
Kryeministri rikonfirmoi vendosmërinë e qeverisë për shpejtimin e procesit të legalizimit, formalizimit dhe urbanizimit të zonave informale, pavarësisht vonesave që u shkaktuan nga moskonstituimi në kohë i qarqeve pas zgjedhjeve vendore.  
 
Më tej Kryeministri vlerësoi si ndihmesë mjaft të çmuar në ecurinë e këtij procesi përgatitjen e hartës së fotografimit ajror, e cila mundëson vazhdimin e procesit me saktësi dhe shpejtësi.
 
“Ne jemi të vendosur të shpejtojmë këtë proces sepse zgjedhjet e tejzgjatura vendore konstituimi me vonesë i këshillave të qeverisjes vendore ka përbërë një pengesë serioze.
Një ndihmesë shumë të çmuar për këtë proces përbën harta e fotografimit ajror e një preçizioni shumë të madh, e cila lejon ose bën të mundur që procesi të ecë me saktësi dhe shpejtësi”, nënvizoi më tej Kryeministri. 
 
Duke shpjeguar procedurat që do të ndiqen për procesin e legalizimit në ato zona ku ekzistojnë plane të përgjithshme rregulluese, Kryeministri theksoi se legalizimi në këto zona do t`u përshtatet  planeve përkatëse. 
“Për hapësirat, për të cilat ka plan studimi mendoj që ato duhet të përshtaten me planet e studimit. Por, legalizimi nuk hedh poshtë Planin e Përgjithshëm të Rregullimit në ato zona ku ka një plan të tillë”, deklaroi Kryeministri Berisha.   
 
Gjithashtu Kryeministri nënvizoi se në procesin e legalizimit nuk do të përfshihen as rastet kur ndaj tyre po zhvillohet proces gjyqësor. 
 
Ne, vijoi Kryeministri Berisha, kemi përjashtuar nga procesi i legalizimit

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›