Nishani pret sekretarin e Interpolit Noble, vlerësohet bashkëpunimi
Ministri i Brendshëm Bujar Nishani zhvilloi një takim Sekretarin e Përgjithshëm të Interpol-it Ronald K. Noble. Gjatë takimit Nishani dhe Noble vlerësuan bashkëpunimin falë të cilit janë vënë para drejtësisë persona që kishin kryer krime shumë të rënda në Shqipëri.
Ministri Nishani i shprehu Sekretarit Noble vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të ecur përpara në rrugën e forcimit të demokracisë, zbatueshmërisë së ligjit dhe forcimit të institucioneve, duke përmbushur të gjithë angazhimet e duhura. "Falë bashkëpunimit me Interpol-in kemi arritur rezultate shumë të mira për arrestimin, ekstradimin dhe vënien para drejtësisë të personave që kishin kryer krime shumë të rënda në Shqipëri. Ne do të vëmë në dispozicion të gjithë kapacitetet dhe aftësitë tona dhe çdo lloj bashkëpunimi që do të nevojitet nga agjencia juaj", deklaroi Nishani. Sekretari i Përgjithshëm i Interpol-it Ronald K. Noble shprehu në takim vlerësimet maksimale për punën e kryer nga strukturat policore shqiptare, të cilat në një kohë shumë të shkurtër kanë arritur rezultate të shkëlqyera. Sekretari Noble deklaroi gjithashtu se edhe bashkëpunimi i deritanishëm ka njohur nivele shumë të mira si në shkëmbimin e informacioneve dhe shkëmbimin e përvojës ashtu edhe në operacionet e përbashkëta të strukturave policore shqiptare dhe atyre të Interpol-it.